Coffee Expert
Agna Group

Coffee Expert

Tirana, Tirane, Albania
41 shikime
Postuar: 30.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

AGNA Group është një nga distributorët kryesorë në rajon për produkte premium dhe zgjidhje profesionale në industrinë Ho.Re.Ca. Si Coffee Expert, do të jesh ambasador i kafesë dhe i markave tona. Roli yt është të ndërtosh histori, të frymëzosh komunitetin e baristëve dhe të krijosh përvoja autentike rreth kafesë, duke kombinuar artin, shkencën dhe inovacionin.

Detyrat & përgjegjësitë kryesore:

·        Ndërtimin dhe komunikimin e një historie të sofistikuar dhe autentike rreth kafesë

·        Të jetë partneri ideal për espresso dhe zgjidhjet profesionale të kafesë

·        Qasje 360° ndaj brand-it, klientëve dhe aktiviteteve

·        Ndërtim dhe forcim të besnikërisë ndaj brand-it

·        T’i bëjë klientët krenarë që janë pjesë e markave tona dhe të ndajnë historinë tone

·        Organizim dhe realizim degustimesh për klientë potencialë

·        Pjesëmarrje në trajnime dhe evente profesionale të kafesë (SCA, etj.)

·        Trajnim dhe zhvillim i ekipit Ho.Re.Ca. të AGNA Group

·        Komunikim i vazhdueshëm me ekipin e baristëve në Greqi

Ti je personi i duhur nëse:

·        Je i/e apasionuar pas kafesë dhe di ta transmetosh këtë pasion me të tjerët

·        Beson se kafeja është një ndërthurje e artit dhe shkencës, me hapësirë të madhe për kreativitet

·        E sheh profesionin si Coffee Expert si një fushë në evolucion dhe dëshiron të kontribuosh aktivisht në zhvillimin e saj

·        Frymëzon komunitetin e baristëve dhe mbështet krijimin e gjeneratës së re të profesionistëve të kafesë

·        Beson se të gjithë kemi nevojë për një filxhan kafeje më të mirë

·        Ke njohuri të thella për industrinë e kafesë dhe zinxhirin e saj të vlerave

Nëse dëshiron që të bëhesh pjesë e një kompanie lider në treg dhe të punosh me marka prestigjioze ndërkombëtare të kafesë në një ambient pune dinamik, kreativ dhe bashkëpunues apliko në hr@agnagroup.com brenda datës 15.02.2026

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/coffee-expert-at-agna-group-4356800463

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/coffee-expert-at-agna-group-4356800463
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com