Credit & Debt Controller (AR)
DEKRA Arbeit Group Albania

Credit & Debt Controller (AR)

Tirana, Tirane, Albania
10 shikime
Postuar: 02.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Në emër të 
**një kompanie ndërkombëtare të nivelit të lartë**
, e cila 
*projekton, prodhon dhe shpërndan materiale dhe shërbime për tregjet e ndërtimit dhe industrisë*
, jemi në kërkim të një profesionisti të 
**motivuar**
 dhe 
**energjik**
 për t’iu bashkuar ekipit të tyre 
*dinamik.*

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Administron të gjitha detyrimet tregtare të kompanisë (përfshirë partnerët dhe palët e treta).
- Zbaton politikat e menaxhimit të arkëtimeve (Credit Policy dhe Cash Policy).
- Analizon raportet e debitorëve dhe ndjek të gjitha detyrimet e prapambetura sipas procedurave;
- Ndërmerr kontakte të rregullta me klientët (telefonata, email, njoftime) për rikuperimin e pagesave;
- Kontrollon kufijtë e kreditit dhe kushtet e pagesës për klientët ekzistues dhe të rinj;
- Regjistron çdo kontakt dhe informacion në sistemin financiar (Navision).
- Bashkëpunon me departamentet përkatëse për zgjidhjen e çdo kërkese apo mospërputhjeje të klientëve;
- Përgatit raporte për borxhet mbi 45 ditë, shkeljet e politikës së kreditit dhe propozimet për “write-off”.
- Mbështet Menaxherin Financiar në procesin e buxhetimit dhe parashikimit të treguesve financiarë;
- Siguron respektimin e rregullave të sigurisë së të dhënave dhe politikave të brendshme të kompanisë.

**Kualifikimet e kërkuara:**

- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal shqiptar;
- Eksperiencë në menaxhimin e kredive dhe arkëtimeve;
- Aftësi shumë të mira analitike dhe kujdes ndaj detajeve;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punë nën presion;
- Njohuri të avancuara të Excel dhe paketës Microsoft Office.

📍 
**Vendndodhja:**
 Tiranë

📧 
**Aplikoni në:**
 
info.al@dekra.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur (shortlisted) do të kontaktohen.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/credit-debt-controller-ar-at-dekra-arbeit-group-albania-4357422674

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/credit-debt-controller-ar-at-dekra-arbeit-group-albania-4357422674
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com