Drejtues Kantieri
Përshkrimi
NJOFTIM PUNËSIMI
Titulli i Pozicionit: Drejtues kantieri
I raporton: Menaxherit të projektit
Lloji i Punës: Kohë e plotë
Vendi i Punës: Jalë
www.matrixkonstruksion.com
Matrix Konstruksion është një nga kompanitë lider në ndërtim në Shqipëri, me një portofol të gjerë projektesh në ndërtim civil, real estate, turizëm elitar, infrastrukturë dhe energji të rinovueshme. Kompania kërkon të zgjerojë ekipin e saj me një Drejtues Kantieri, me profil Inxhinier Ndërtimi, për ndjekjen dhe koordinimin e projektit në zbatim “Cape Jala”, një projekt rezidencial me vila elitare.
Detyrat dhe përgjegjësitë
• Drejton dhe mbikëqyr zbatimin e punimeve në kantier, duke garantuar cilësinë, sigurinë dhe respektimin e projekteve teknike;
• Koordinon planin ditor, javor dhe mujor të punimeve në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit;
• Monitoron grafikun e punimeve, buxhetin dhe afatet kohore, duke raportuar në mënyrë periodike progresin dhe devijimet;
• Kryen inspektime ditore në kantier dhe siguron zbatimin e standardeve teknike dhe të HSE;
• Koordinon kontraktorët, nënkontraktorët dhe furnitorët për materialet, shërbimet dhe aktivitetet ndërtimore;
• Kontrollon dhe monitoron magazinën e projektit me ndihmën e magazinierit;
• Menaxhon ndryshimet në punime dhe ndjek procedurat për miratimin e tyre;
• Përgatit, kontrollon dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe administrativ të projektit (ditari i objektit, situacionet, librezat e masave, procesverbalet, kërkesat e furnizimit, etj.);
• Merr pjesë në takime teknike dhe operative, përgatit raporte dhe minuta takimi;
• Mbështet procesin e kontrollit përfundimtar dhe dorëzimit të objektit sipas procedurave përkatëse;
• Siguron arkivimin e rregullt të dokumentacionit teknik dhe ligjor të projektit.
Kërkesat/ cilësitë:
• Të zotërojë diplomë Bachelor dhe /ose Master ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR në Inxhinieri Ndërtimi;
• Të ketë përvojë pune minimumi 5 - 10 vite në ndërtim, me fokus drejtimin e kantierit ose koordinimin e projekteve;
• Njohuri shumë të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve, situacioneve dhe dokumentacionit teknik;
• Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, AutoCad etj.), si dhe programet SAP2000 ose ETABS (opsionale);
• Të zotërojë licencë profesionale në fushën e projektimit dhe zbatimit (përbën avantazh);
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera të Bashkimit Evropian përbëjnë avantazh);
• Aftësi shumë të mira organizative, drejtuese dhe koordinuese;
• Aftësi të mira të analizës, menaxhimit dhe vendimmarrjes;
• Aftësi për të punuar në grup dhe për të gjetur zgjidhje;
• Etikë pune, integritet dhe ruajtje e konfidencialitetit në respektim të standardeve të Shoqërisë.
Afati i fundit i aplikimit është data 28 Shkurt 2026.
\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV-në dhe 2 referenca në adresën e email-it hr@matrixkonstruksion.com ose në faqen tonë në LinkedIn.

Location: Vlorë, Vlore, Albania
Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtues-kantieri-at-matrix-konstruksion-4368356090
Specifikimet
Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtues-kantieri-at-matrix-konstruksion-4368356090
Kërkohet CV
Po
Informacioni i shitësit
Admin User
Anëtar që nga: 2025