Electrical Project Manager
Smart Home Albania

Electrical Project Manager

Tirana, Tirane, Albania
12 shikime
Postuar: 03.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Smart Home Albania**
, lider në sektorin e automatizimit të shtëpive në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan, po kërkon një kandidat për pozicionin
**Project Manager me arsim në Inxhinieri Elektrike**
, i cili do të mbikëqyrë projektet e kompanisë në çdo fazë të tyre.

**DETYRAT**

- Menaxhon portofolin e projekteve.
- Ndjek procesin teknik pas konfirmimit të projektit dhe është përgjegjës deri në dorëzimin përfundimtar.
- Koordinon dhe siguron cilësinë e punës së ekipeve të instalimit.
- Trajnon klientin për sistemet e instaluara.
- Mban kontakt me klientët edhe pas dorëzimit të projektit për të siguruar që gjithçka është e qartë dhe funksionale për ta.
- Rraporton pranë drejtuesit të departamentit.

**KUALIFIKIMET**

- Diplomë në Inxhinieri Elektrike.
- 2–3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
- Leje drejtimi e vlefshme.
- Eksperiencë në menaxhimin e projekteve në terren.
- Aftësi për të zgjidhur probleme dhe për të koordinuar ndërmjet palëve.
- Eksperienca në kompani me profil të ngjashëm ose njohuri mbi sistemet Smart Home konsiderohet avantazh.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.

**ÇFARË OFROJMË:**

- Mundësi për zhvillim profesional dhe rritje brenda një kompanie inovative me potencial të madh.
- Ambient pune dinamik me mbështetje për zhvillimin e aftësive drejtuese dhe menaxheriale.
- Pagë konkurruese e shoqëruar me bonuse për performancë dhe projekte.
- Automjet i kompanisë.
- Trajnime të vazhdueshme për zgjerimin e njohurive dhe aftësive.

**Apliko tani dhe bëhu pjesë e një mundësie të shkëlqyer profesionale!**

Dërgo CV-në dhe një letër motivimi në adresën e emailit:

📧
**hr@smarthome.al**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/electrical-project-manager-at-smart-home-albania-4378164455

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/electrical-project-manager-at-smart-home-albania-4378164455
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com