Financier/e
AgiKons

Financier/e

Tirana, Tirane, Albania
7 shikime
Postuar: 03.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**ATDG (Art and Tourism Development Group)**

, kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë.

ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë 
**ATDG**

është zgjedhja jote më e mirë.

🔹
**Pozicioni:**
"Financier/e"

**📍Lokacioni:**
Sarandë

**🎯 Qëllimi i pozicionit:**

Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standarteve të Bougainville Bay Resort & SPA .Te jetë person dinamik dhe i/e aftë ti ofroj klientëve shërbim në mënyrë profesionale.

**✅ Detyrat:**

- Rregjistron shitje, blerje, magazinë, debitorë, furnitorë;
- Regjistron depozitat dhe pagesat bankare;
- Kontroll i detajuar në Alpha Web të faturave të blerjeve dhe shitjeve;
- Kontroll i të gjitha dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
- Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve te arkës për cdo ditë;
- Rakordimi i klientëve dhe furnitoreve;
- Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë;
- Raporton dhe kontrollon magazinat në pikat e shitjes, si dhe nxjerr diferencat sa herë i kërkohet dhe sa herë e shikon të arsyeshme;
- Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
- Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
- Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së financierit;
- I/E aftë për të marrë përgjegjësi

🎓
**Kualifikime të kërkuara:**

- Diplomë Universitare dega Financë- Kontabilitet
- Të ketë eksperiencë jo më pak se 2- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit
- Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet
- Njohuri shumë të mira në programin Alpha
- Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup
- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze
- Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë

**Shënime:**

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj!

**Departamenti i Burimeve Njerezore**

**Adresa: "Bougainville Bay Resort & SPA"**

**Rr. Butriniti, Sarandë**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/financier-e-at-agikons-4368015081

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/financier-e-at-agikons-4368015081
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com