Growth & Social Media Manager
LoveAlbania

Growth & Social Media Manager

Tirana, Tirane, Albania
6 shikime
Postuar: 27.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**LoveAlbania.al**
nuk është më thjesht një platformë promovimi turistik.

Po transformohemi nga një blog turizmi në një kompani AI dhe partner strategjik për bizneset e turizmit dhe restorantet në Shqipëri.

Me mbi 3 vite analizë të dhënash, eksperiencë reale në industri dhe një qasje të re të bazuar në Inteligjencën Artificiale, po ndërtojmë një model ku:

- Përmbajtja nuk është thjesht estetikë
- Marketingu nuk është thjesht postim
- Promovimi nuk është thjesht shpenzim

Love Albania është një laborator rritjeje për turizmin shqiptar — duke e bërë marketingun më të matshëm, më efektiv dhe më pak të kushtueshëm.

Operojmë nga një ambient kreativ në Tiranë që përfshin:

- Studio podcast
- Sallë eventesh
- Komunitet aktiv
- Platformë digjitale në rritje

Misioni ynë është të ndryshojmë mënyrën si promovohen bizneset e turizmit në Shqipëri.

Përshkrimi i Rolit:

Po kërkojmë një
**Growth & Social Media Manager**
në Tiranë (full-time, on-site).

Ky rol nuk është për dikë që thjesht poston. Është për dikë që ndërton rritje.

Personi do të jetë përgjegjës për:

- Menaxhimin dhe rritjen e pranisë sonë në Instagram, TikTok dhe platforma të tjera
- Ndërtimin e strategjive mujore të përmbajtjes
- Transformimin e artikujve dhe analizave në formate sociale me impakt
- Krijimin e Reels, Stories dhe formateve kreative
- Përdorimin e AI për optimizim dhe prodhim përmbajtjeje
- Analizimin e metrikave dhe punën me KPI konkrete
- Testimin e ideve dhe optimizimin e vazhdueshëm
- Rritjen organike të reach dhe engagement
- Zbatimin dhe menaxhimin e strategjive për klientët (me bonus performance)

Roli do të mbulojë gjithashtu edhe njësitë e tjera të biznesit në ambient (evente, podcast, komunitet).

**Kualifikimet:**

- Eksperiencë e provuar në Social Media Marketing
- Aftësi në optimizimin e performancës së mediave sociale (SMO)
- Mendësi e orientuar drejt rritjes dhe rezultateve
- Aftësi për të punuar me KPI dhe objektiva të matshëm
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shkrimi
- Eksperiencë në ndërtimin e strategjive të përmbajtjes për audienca të ndryshme
- Njohuri në analiza dhe përdorimin e mjeteve për matjen e performancës
- Aftësi në fotografi, videografi ose dizajn grafik (avantazh)
- Interes për turizmin dhe teknologjinë
- Autonomi, kreativitet dhe strukturë në punë

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/growth-social-media-manager-at-lovealbania-4375550322

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/growth-social-media-manager-at-lovealbania-4375550322
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com