Inxhinier/e zbatimi
LLAZO

Inxhinier/e zbatimi

0 EUR
Tirana, Albania
10 shikime
Postuar: 15.12.2025
Punë/Tenderë
Gjendja I përdorur

Përshkrimi

**Rreth kompanise**

LLAZO është një ndërmarrje private familjare themeluar në vitin 2002, e cila operon në shërbim të gjithë zinxhirit te sektorit të ndërtimit, në përmbushje te gjithe nevojave të klientit.

Ne operojmë sipas një modeli biznesi të integruar që përfshin gamën e plotë të shërbimeve si studim, projektim, prodhim, ndertim, investimit, operim dhe mirembajte, duke ofruar zgjidhje për kompanite publike dhe private.

**Përshkrimi i pozicionit të punës**

**Kemi disa pozicione të lira pune për Inxhinier/e Ndërtimi / Hidroteknik**
, për t’u angazhuar në drejtimin dhe menaxhimin e projekteve tona në
**Tiranë**
.

Pozicioni përfshin drejtimin dhe menaxhimin e zbatimit të projekteve infrastrukturore dhe/ose rezidenciale, duke përfshirë organizimin e punimeve, angazhimin e makinerive të rënda, ndjekjen e kostove si dhe raportimin e progresit të punimeve

**Disa nga detyrat:**

- Drejtimi dhe koordinimi i stafit teknik në kantier.
- Menaxhimi i përditshëm i punimeve, nënkontraktorëve dhe furnitorëve.
- Ndjekja e ecurisë së punimeve sipas planit, buxhetit dhe standardeve teknike.
- Zbatimi i standardeve të sigurisë, shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
- Hartimi i planeve të punës dhe raporteve periodike.
- Menaxhimi i materialeve, sasive dhe dokumentacionit teknik.

**Kualifikimet**

- Mosha 25-45 Vjeç/e;
- Eksperience pune >5 vjet
- Te zoteroje diplome universitare ne Inxhineri Ndertimi/Hidroteknike
- Të jetë i gatshëm të udhëtojë/jetojë jashtë Tirane.
- Aftesi shume te mira komunikimi dhe aftesi nderpersonale.
- Te kete njohuri shume te mira te AutoCad, Microsoft Office dhe Microsoft Project
- Aftesi shume te mira per te lexuar projektet dhe specifikimet teknike.
- Aftesi shume te mira ne zgjidhjen e problemeve komplekse.
- Kemi gjithmonë vende të lira pune për një individ ambicioz dhe të përgjegjshëm, pavarësisht eksperiencës apo kualifikimeve

Çfarë ofrojmë ne?

**Ne do të bëjmë çmos që ju të ecni përpara!**

Ofrojmë mundësitë më të mira për të zhvilluar ambiciet dhe pasionet tuaja profesionale dhe personale.

Ofrojmë një vend pune plot mundësi për t’u angazhuar në disa nga projektet më të veçanta të ndërtimit.

Ju do të jeni bashkëpunëtorë dhe do të ndërmerrni një rol aktiv në zbatimin e projekteve me impakte pozitive sociale.

Do të punoni dhe jetoni çdo ditë në një ambient pune plot energji pozitive, inkurajues dhe plot mbështetje për të drejtuar, mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.

- Paga bazë konkurruese mbi mesataren e tregut.
- Bonus vjetor bazuar në performancë dhe objektiva.
- Pagesë vjetërsie në bazë të viteve të punës.
- Kemi një larmishmëri projektesh çdo vit, nga infrastruktura deri te objektet ndërtimore, duke ofruar një ambient ideal për zhvillimin e aftësive profesionale.
- Ambjent pune profesional, bashkëpunues dhe me kulturë të fortë teknike.
- Aktivitete social-kulturore.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-e-zbatimi-at-llazo-4349980765

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Hibrid
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-e-zbatimi-at-llazo-4349980765
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com