Inxhinier i Sistemeve të Sigurisë Fizike
Synapse ATS Sh.p.k

Inxhinier i Sistemeve të Sigurisë Fizike

Tirana, Tirane, Albania
2 shikime
Postuar: 03.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**SYNAPSE**
, është një integrator sistemesh që ofron zgjidhje, sisteme dhe shërbime për Godina, Qendrat e të Dhënave (DC), Infrastrukturë Telekomunikacioni, dhe Infrastrukturë Kritike.

**Detyrat**

- Mbledhja dhe analiza e informacionit, duke përfshirë takime me klientët dhe stafin e sigurisë për të kuptuar nevojat dhe objektivin e sistemit të sigurisë fizike.
- Projektimi i sistemeve të sigurisë fizike duke përfshirë sistemet CCTV, sistemet e kontrollit të hyrje/daljeve, sistmet e alarmeve, sistemet e dedektimi dhe shuarjes së zjarrit.
- Pershkrim Funksional i Sistemeve (High Level Design)
- Shkrimi i Specifikimeve teknike te produkteve
- Krijimi i Vizatimeve Teknike ne CAD (Shop drawings)
- Pershkrimi i Detajuar per Zbatimin e Projektit (Low Level Design)
- Krijimi i Vizatimeve Teknike pas zbatimit te projektit (As-Build drawings)
- Koordinimi i ekipit të instalimit fizik në terren dhe kontrolli i cilësisë së instalimit.
- Konfigurimi, zgjidhja e problemeve dhe integrimi i sistemeve të sigurisë fizike.
- Testimi dhe vlerësimi i performancës së sistemeve të sigurisë.
- Dokumenton zgjidhjen teknike të implementuar, si edhe pergatit raportin e instalimit.
- Trajnimi dhe mbështetja teknike e përdoruesve.

**Kërkesat**

- Diplomë universitare BSc, ose Master në Inxhinieri Mekatronike, Elektronike, ose fusha të ngjashme.
- Minimalisht 3 vite përvojë në projektim, implementim dhe mirëmbajtje të sistemeve të sigurisë fizike duke përfshirë sisteme CCTV, Kontrolli të Hyrje/Daljeve, Siseme Alarmi dhe Dedektim Zjarri.
- Njohuri bazë në teknologjitë e rrjetave kompjuterike si TCP/IP, VLAN, DNS, dhe SNMP.
- Familjar me parimet bazë elektrike, tensioni, rryma, matja e tensionit, rrymës, tokëzimi.
- Njohuri shumë të mira te gjuhes angleze

**Orari i punës**

Nga e hëna në të premte: 8:00 – 16:30

Të shtunën: 8:00 – 12:30

**Aplikimet**

eMail: bernard.toci@synapse.al

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-i-sistemeve-t%C3%AB-siguris%C3%AB-fizike-at-synapse-ats-sh-p-k-3950472797

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-i-sistemeve-t%C3%AB-siguris%C3%AB-fizike-at-synapse-ats-sh-p-k-3950472797
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com