Inxhinier Kuantifikimi
Gener 2

Inxhinier Kuantifikimi

Shëngjin, Lezhe, Albania
42 shikime
Postuar: 03.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Inxhinier Kuantifikimit eshte pergjegjes per volumet e punimeve dhe per te gjithe dokumentacionin tekniko ekonomik te te gjitha punimeve.

**DETYRAT KRYESORE:**

- Raportimi i punës së realizuar dhe shpenzimeve përkatëse.
- Hartimi i librezave të masave për të gjithë proceset e punës së realizuar.
- Hartimi i situacioneve sipas kontratave apo marrëveshjeve me nënkontraktorët
- Raportimi i progresit fizik për çdo kontratë apo marrëveshje me nënkontraktorë.
- Monitorimi i termave të kontratës dhe volumeve të parashikuara prej saj.
- Hartimi i situacionit mujor sipas buxhetit të projektit shoqëruar me librezat e masave dhe vizatimet (as-built) përkatëse.
- Alokimi i shpenzimeve sipas zërave të buxhetit.
- Merr pjesë në realizimin e inventarit mujor të objektit.
- Monitorimi i normave për materiale, makineri e punëtori sipas analizave të parashikuara në buxhet.

**KRITERET KRYESORE:**

- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profili Gjeodezi ose Inxhinier Ndertimi;
- Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë në zbatim dhe ne pergatitje libreza masash dhe situacionesh; Preferohet eksperience ne projekte civile dhe infrastrukturore;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Njohuri shumë të mira Paketës Office, Autocad;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup;
- Të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tirane.
- Te zoteroje patente te klasit B.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është
**data 20 Mars 2026, ora 17:00.**

\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

\* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

Location: Shëngjin, Lezhe, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-kuantifikimi-at-gener-2-4378161536

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-kuantifikimi-at-gener-2-4378161536
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com