Inxhinier Ndërtimi
Klar Sh.P.K

Inxhinier Ndërtimi

Tirana, Tirane, Albania
21 shikime
Postuar: 04.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

***Pozicion i hapur*
:**
Inxhinier Ndërtimi në Zbatim (Tiranë)

**Detyrat:**

- Shqyrton vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
- Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi;
- Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim;
- Zbaton të gjithë metodologjinë e ndërtimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme për opsionet më të mira drejtuesit për realizimin e grafikut të punimeve;
- Bën ndjekjen dhe monitorimin e punës sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt;
- Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
- Të organizojë dhe koordinojë proceset e punës ne zbatim;
- Të jetë ndjekës shumë i mirë dhe zbatues me përpikmëri i rregullave të sistemit teknik.

**Kualifikimet:**

- Të ketë mbaruar universitetin e Inxhinierisë së ndërtimit;
- Minimumi 5 vjet eksperiencë;
- Programet bazë dhe Autocad;
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e organizates.

*\*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.\**

*\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.\**

Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
**burimenjerezore@klar.al .**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-nd%C3%ABrtimi-at-klar-sh-p-k-4378913962

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-nd%C3%ABrtimi-at-klar-sh-p-k-4378913962
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com