Inxhinier Strukturist/Gjeoteknik/Transport
LLAZO

Inxhinier Strukturist/Gjeoteknik/Transport

0 EUR
Tirana, Albania
13 shikime
Postuar: 15.12.2025
Punë/Tenderë
Gjendja I përdorur

Përshkrimi

**Rreth kompanise**

LLAZO sh.p.k., e themeluar në vitin 2002, është një ndërmarrje private familjare me kapacitete të nivelit të parë në të gjithë zinxhirin e shërbimeve në sektorin e ndërtimit. Ne operojmë sipas një modeli të integruar biznesi, i cili përfshin të gjitha fazat: studim, projektim, prodhim, ndërtim, investim, operim dhe mirëmbajtje, duke ofruar zgjidhje të plota për klientët publikë dhe privatë në Shqipëri.

Kompania punëson drejtpërdreëtë rreth 100 punonjës dhe realizon një xhiro vjetore mbi 10 milionë euro, duke vepruar në sektorët kryesorë të industrisë së ndërtimit:

**Infrastrukture Rrugore, Ndërtim ndërtesash, Ujësjellës-Kanalizime, Shpërndarje energjie**

Selia qendrore e shoqërisë ndodhet në Lushnje, ndërsa zyra dytësore në Tiranë mbështet aktivitetin operativ në të gjithë territorin, duke përfshirë edhe Kosovën.

Me shume info: www.llazo.al ,         Instagram: llazo\_official                           Facebook: LLAZO

**Përshkrimi i pozicionit të punës**

Inxhinier Projektues Strukturist/Gjeoteknik/ Transport do të jetë pjesë kyçe e ekipit të projektimit, duke kontribuar në zhvillimin e zgjidhjeve strukturore moderne, me fokus në elementet dhe zhvillimin e zgjidhjeve teknike fizibël, të standardizuara dhe të thjeshtuara, të qëndrueshme dhe efikase në zbatim, për objekte me konstruksion beton-arme, struktura çeliku, vepra arti dhe shtresa rrugore, duke aplikuar dizajn të orientuar drejt komponentëve të parafabrikuar.

Pozicioni angazhim aktiv që në fazat e hershme të projektimit dhe tenderimit, me qëllim optimizimin teknik, uljen e kostove dhe minimizimin e riskut.

Roli kërkon bashkëpunim të ngushtë me ekipet e projektimit, ndërtimit dhe prokurimit për të analizuar dizajnet ekzistuese, për të propozuar alternativa teknike inovative dhe për të përmirësuar proceset e dorëzimit të strukturave dhe infrastrukturës së transportit.

Kandidati ideal do të kontribuojë gjithashtu në zhvillimin e produkteve dhe sistemeve të standardizuara, duke përdorur teknologji moderne dhe praktika të qëndrueshme.

Ky pozicion ofron mundësinë për të qenë në vijën e parë të inovacionit inxhinierik, duke ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si projektohen dhe realizohen strukturat dhe veprat infrastrukturore.

**Çfarë eksperience dhe aftësish kërkohen për këtë rol?**

- Përdorimi i softuerëve inxhinierikë për zhvillimin e procesit të projektimit strukturor dhe zbatimin e tij në dizajne të bazuara në komponentë.
- Pasion dhe gatishmëri për të udhëhequr industrinë drejt automatizimit të projektimit strukturor dhe proceseve të ndërtimit.
- Aftësi të mira zgjidhjeje problemesh dhe vetbesim hartimin e projekteve të sigurta.
- Eksperiencë në projektimin e strukturave Beton-arme/ Çeliku, Rrugë, Vepra Arti
- Eksperiencë në përdorimin e paketave CAD, përfshirë Revit, dhe gatishmëri për të thelluar më tej njohuritë në këtë fushë.
- Njohuri në përdorimin e programeve të projektimit dhe analizës strukturore (ETABS, Robot Structural Analysis, InRoads, Civil 3D, TEDDS) përbëjnë avantazh.
- Diplomë universitare ose përvojë e barasvlershme profesionale në Inxhinieri Ndërtimi Profili Strukturist/Gjeoteknik/Transport
- Rreth 5 vite përvojë në rolin e Inxhinierit Projektues

Nuk i plotësoni të gjitha kriteret? Ne jemi të hapur dhe gjithmonë të gatshëm të dëgjojmë nga persona që kanë aftësi të transferueshme dhe një përkushtim të fortë për të mësuar.Kemi gjithmonë vende të lira pune për një individë ambicioz dhe të përgjegjshëm, pavarësisht eksperiencës apo kualifikimeve

Çfarë ofrojmë ne?

**Çfarë ofrojmë ne?**

- Pagë bazë konkurruese, më e mirë se konkurenca, me mundësi barazimi ose tejkalimi të ofertës suaj aktuale.
- Bonus vjetor, i bazuar në performancë dhe arritjen e objektivave.
- Rritje pagese sipas vjetërsisë, e bazuar në vitet e përvojës dhe kontributin profesional në kompani.
- Larmishmëri projektesh gjatë gjithë vitit, nga infrastruktura deri te objektet ndërtimore, duke ofruar një ambient ideal për zhvillimin dhe avancimin profesional.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues, me kulturë të fortë teknike dhe standarde të larta inxhinierike.
- Aktivitete social-kulturore, që nxisin bashkëpunimin dhe mirëqenien e stafit.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në, diplomën dhe referenca në adresën e email-it: info@llazo.al, me përshkrimin: “Punesimi – Inxh. Ndërtimi”, deri më datë 19/12/2025.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. LLAZO garanton që të dhënat e kandidatëve do të trajtohen me konfidencialitet maksimal.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-strukturist-gjeoteknik-transport-at-llazo-4349942724

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Hibrid
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-strukturist-gjeoteknik-transport-at-llazo-4349942724
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com