Inxhinier Zbatimi ne Terren (ED KONSTRUKSION SHPK)
ASEL Albania

Inxhinier Zbatimi ne Terren (ED KONSTRUKSION SHPK)

Tirana, Tirane, Albania
0 shikime
Postuar: 06.06.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Shoqeria "ED KONSTRUKSION SHPK" sh.p.k**
nje nga Kompanite lider ne fushen e ndertimit kerkon:
**Inxhinier Zbatimi ne Terren ( Kantier)**

**Përmbledhja e Pozicionit**
: Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë & shendetit në punë.

**Detyrat**

- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
- Kontrollin e cilësisë dhe cështjet e sigurise në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve nëfuqi.
- Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
- Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menexhimit të cilësisë të kompanisë.
- Marjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta.
- Përgatitjen e "snagging list" ose te punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjese e procesit të kolaudimit.
- Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipermarrjes.
- Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes.
- Organizimin dhe Kordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) per punime në kantier.
- Kordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre nderthuret ne faza të caktuara.
- Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëore.
- Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.

**Edukimi**
: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

**Kualifikime te tjera:**
Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.

- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi.
- Aftësi për të prezantuar neë mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkelqyer me gojë dhe me shkrim ,përgatitje raportesh etj.
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS- PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
- Aftësi të tjera: Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-zbatimi-ne-terren-ed-konstruksion-shpk-at-asel-albania-4421101286

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-zbatimi-ne-terren-ed-konstruksion-shpk-at-asel-albania-4421101286
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com