JURIST/E
Albanian Highway Concession shpk

JURIST/E

Tirana, Tirane, Albania
28 shikime
Postuar: 06.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Kompania 
**"ALBANIAN HIGHWAY CONCESSION shpk"**

 kërkon të punësojë 
**JURIST/E**

**PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:**

**Juristi është përgjegjës për ofrimin e këshillave ligjore, hartimin dhe verifikimin e dokumenteve juridike, përfaqësimin e kompanisë në procese administrative dhe gjyqësore, si dhe sigurimin që aktivitetet e organizatës të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi**

**DETYRAT KRYESORE:**

- Përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e proçedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
- Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj.
- Menaxhon dhe ndjek proçedurat e prokurimit për kompaninë.
- Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjygjësore.
- Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria.
- Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.

**KRITERET KRYESORE:**

- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi.
- Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar e veçanërisht të Drejtës Civile të Proçedurës Civile, Tregtare, Administrative dhe të Kodit të Punës.
- Të ketëTitull Avokati.
- Të ketë 10 vite përvojë pune të mëparshme si Jurist ose Avokat.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane (me çertifikatë).
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.

**APLIKIMI:**

**Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail:**
***hr@ahc.al***
**, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.**

***\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.***

***\* Kompania “AHC shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.***

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-e-at-albanian-highway-concession-shpk-4369339643

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-e-at-albanian-highway-concession-shpk-4369339643
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com