Jurist/e - (Kontrate me afat)
HR - IMS (InfoSoft Management Services)

Jurist/e - (Kontrate me afat)

Tirana, Tirane, Albania
2 shikime
Postuar: 25.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Infosoft Management Services shpk, kerkon te punesoje:**

**Jurist/e - (Kontrate me afat)**

**Detyra dhe përgjegjësi:**

• Ndjekja e zbatueshmërisë së legjislacionit në fushën e Shoqërive Tregtare, procedurave pranë QKB-së, legjislacionit për pronarët përfitues dhe legjislacionit për inspektimin, si dhe zgjidhja e problemeve konkrete në këto fusha.

• Hartimi dhe negocimi i kontratave të ndryshme (shitjeje, qiraje etj.).

• Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me këto ndryshime.

• Përgatitje të prokurave dhe autorizimeve të ndryshme.

• Hartim të shkresave me karakter administrativ, drejtuar institucioneve të ndryshme.

• Përgatitja e vendimeve të asamblesë të kompanive të grupit.

**Kërkesa për kandidatët:**

• Diplomë universitare e nivelit të dytë, Fakulteti i Drejtësisë.

• Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune si jurist/e.

• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.

• Njohuri shumë të mira të Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Shoqëritë Tregtare”.

• Njohuri të mira të Ligjit nr. 9723/2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, përfshirë procedurat e regjistrimit fillestar dhe pasues, ndryshimet statutore, si dhe çështjet që lidhen me ortakët dhe administratorët.

• Njohuri të mira të Ligjit nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.

• Njohuri shumë të mira të Kodit Civil.

• Njohuri të mira të Kodit të Procedurës Civile.

• Njohuri të mira të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.

• Njohuri të mira të legjislacionit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.

• Njohuri të mira të Kodit të Punës dhe të legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë.

• Aftësi shumë të mira analitike dhe për zgjidhjen e problematikave juridike.

• Aftësi shumë të mira organizative dhe aftësi për punë në grup.

**Çfarë ofrojmë?**

- Paga: 70,000 - 100,000 lekë neto në varësi të eksperiencës
- Ambient profesional, inovativ dhe i orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm
- Mundësi trajnimesh
- Vlerësime të rregullta performance dhe rishikime page
- Sigurim shëndetësor privat
- Zyra moderne në qendër të Tiranës

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumente të tjera që provojnë kualifikimet tuaja tek: 
**humanresources@infosoftgroup.com.al**

Të dhënat që do të paraqitni nëpermjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-e-kontrate-me-afat-at-hr-ims-infosoft-management-services-4389189988

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-e-kontrate-me-afat-at-hr-ims-infosoft-management-services-4389189988
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com