Logistics Manager
Partner

Logistics Manager

Tirana, Tirane, Albania
19 shikime
Postuar: 03.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Tipi i Punës: Full time

Pozicioni: Drejtor Logjistike

Ditët e Punës: E hënë – E premte

Orari: 9:00-17:00

Vendodhja: Tirana Industrial Park

Përshkrimi i Pozicionit:

Drejtori Logjistik është përgjegjës për strategjinë, menaxhimin dhe optimizimin e të gjithë zinxhirit

të furnizimit dhe logjistikës të kompanisë, duke siguruar furnizim efikas, shpërndarje të saktë dhe

menaxhim optimal të stokut për të gjithë rrjetin e dyqaneve. Ky rol luan një rol kyç në përmirësimin

e performancës operacionale, kostove dhe shërbimit ndaj klientit në nivel kombëtar.

Detyrat Kryesore:

Menaxhimi i Furnizimit

 Planifikon dhe koordinon furnizimin e mallrave nga furnizuesit, duke siguruar cilësi,

sasi dhe kohëzgjatje të saktë.

 Negocion kontratat me transportuesit dhe partnerët e shpërndarjes për kushte

konkurruese dhe fitimprurëse.

Zinxhiri i Furnizimit & Distribuimi

 Monitoron dhe optimizon rrjedhat e inventarit për të minimizuar mangësitë e stokut dhe

mbetjet.

 Siguron dorëzimin e produkteve në kohë dhe në mënyrë efikase në të gjitha dyqanet e

kompanisë.

Strategjia dhe Planifikimi

 Harton strategji afatgjata për zhvillimin e operacioneve logjistike në përputhje me

objektivat e biznesit.

 Zhvillon dhe zbaton plane emergjence për situata të paparashikuara në zinxhirin e

furnizimit.

Menaxhim i Ekipeve

 Drejton dhe zhvillon ekipet operacionale të logjistikës, duke përfshirë magazinierët,

planifikuesit dhe koordinatorët.

 Siguron trajnime, standarde pune dhe kultura proaktive për performancë të lartë ekipore.

Performanca dhe Raportimi

 Përgatit raportime të rregullta mbi performancën operacionale, kostot dhe efikasitetin.

 Analizon tregues kryesorë të performancës dhe propozon masa për përmirësim.

Kualifikime dhe Kërkesa

 Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi, Logjistikë ose fusha të ngjashme.

 5+ vjet përvojë në role udhëheqëse në logjistikë, shpërndarje ose menaxhim zinxhiri

furnizimi – përvoja në retail konsiderohet avantazh.

 Aftësi të forta analitike, planifikim strategjik dhe menaxhim projektesh.

 Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane / kusht

 Përvojë në menaxhimin e ekipeve dhe negocimin me furnizuesit dhe transportuesit.

 Njohuri të avancuara të softuerëve të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit (ERP/WMS).

 Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/logistics-manager-at-partner-4378183655

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/logistics-manager-at-partner-4378183655
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com