Medical Sales Representative
Trimed Healthcare

Medical Sales Representative

Tirana, Tirane, Albania
2 shikime
Postuar: 25.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Përshkrimi:

**Profili i Trimed Healthcare :**
 Trimed shpk, është një nga kompanitë farmaceutike më të rëndësishme dhe më të suksesshme në tregun farmaceutik Shqiptar. Aktivitetet e Trimed shpk. përfshijnë distribucionin dhe shitjet me pakicë dhe shumicë të produkteve farmaceutike, produkte nga Kompanitë më të mëdha dhe të mirënjohura botërore në industrinë farmaceutike. Vendndodhja : Autostrada Tiranë - Durrës, km : 10.

Pozicioni i punës: 
**Përfaqësues Mjekësor (MedRep) për Zonën e Tiranës; Lushnjes & Berat**

Departamenti :
**Komercial**

Sektori :
**Marketing**

Detyrat:

**Përmbledhja e Pozicionit:**

- Përfaqësuesi Mjekësor është përgjegjës për bashkëpunimin me Profesionistët e Kujdesit Shëndetësor, mbi promovimin e produkteve mjekësore për të siguruar një shërbimin sa më cilësor dhe efikas, si dhe zhvillimin e përmbushjen e strategjive të marketingut.
- Përgjegjësitë e tij / saj të punës janë pjesërisht të orientuara në terren dhe pjesërisht në zyra.
- Pjesa me e madhe e kontakteve të tij / saj me klientët janë në spitale, mjekë, farmaci dhe klinika mjekësore.
- Misioni i tij / saj është të arrijë dhe tejkalojë Targetin e Shitjeve për produktet e caktuara dhe të zbatojë strategjinë promovuese tek klientët (partnerët) siç specifikohet nga Menaxherët e Shitjeve dhe Marketingut në Trimed Healthcare.
- Ai / ajo duhet të punojë në përputhje me politikat e Trimed Healthcare dhe standarde te larta etike.

Kualifikimet:

**Çfarë kërkojmë?**

- Kualifikime universitare në Mjekësi, Farmaci, Infermieri, Shëndet Publik, ose fusha të ngjashme;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë rol pune/apo të ngjashëm;
- Patentë: Klasi B;
- Njohje e mire e gjuhës angleze;
- Përvojë pune të sukseshme;
- Dëshirë të vazhdueshme për t'u përmirësuar;
- Aftësi shumë të mira negociuese, artikuluese, fleksibël në marrëdhënie me njerëzit, aftësi të punës në grup;
- Përqëndrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi shumë te mira bashkëpunuese, me fokus në performancën dhe i orientuar drejt rezultateve;
- Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;

**Çfarë ofrojmë?**

- Kushte pune konform të gjitha ligjeve në fuqi;
- Mjete pune të përshtashme për të kryer punën;
- Trajnime të vazhdueshme për të ofruar zhvillime profesionale;

Shënime:

Për të aplikuar për ketë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike

trimed@trimed.com.al

Vakanca shpallur me dt. 14
**.03.2026**

**https://trimed.com.al/privacy-policy-sq**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/medical-sales-representative-at-trimed-healthcare-4389197605

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/medical-sales-representative-at-trimed-healthcare-4389197605
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com