Medical Sales Representative (South Albania)
Trimed Healthcare

Medical Sales Representative (South Albania)

Tirana, Tirane, Albania
69 shikime
Postuar: 03.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Profili i Trimed Healthcare :**
Trimed shpk, është një nga kompanitë farmaceutike më të rëndësishme dhe më të suksesshme në tregun farmaceutik Shqiptar. Aktivitetet e Trimed shpk. përfshijnë distribucionin dhe shitjet me pakicë dhe shumicë të produkteve farmaceutike, produkte nga Kompanitë më të mëdha dhe të mirënjohura botërore në industrinë farmaceutike.

Vendndodhja e subjektit : Autostrada Tiranë - Durrës, km : 10.

Pozicioni i punës: Përfaqësues Mjekësor (MedRep) per zonat Berat/Lushnje/Gjirokaster/Sarande

Departamenti : Komercial

Sektori : Marketing

**Detyrat**

**Përmbledhja e Pozicionit:**

Përfaqësuesi Mjekësor është përgjegjës për bashkëpunimin me Profesionistët e Kujdesit Shëndetësor, mbi promovimin e produkteve mjekësore për të siguruar një shërbimin sa më cilësor dhe efikas, si dhe zhvillimin e përmbushjen e strategjive të marketingut.

Përgjegjësitë e tij / saj të punës janë pjesërisht të orientuara në terren dhe pjesërisht në zyra.

Pjesa me e madhe e kontakteve të tij / saj me klientët janë në spitale, mjekë, farmaci dhe klinika mjekësore.

Misioni i tij / saj është të arrijë dhe tejkalojë Targetin e Shitjeve për produktet e caktuara dhe të zbatojë strategjinë promovuese te klientët(partnerët) siç specifikohet nga Menaxherët e Shitjeve dhe Marketingut në Timed Healthcare.

Ai / ajo duhet të punojë në përputhje me politikat e Trimed Healthcare dhe standarde te larta etike.

Zona e mbulimit te pozicionit: Berat-Lushnje dhe Gjirokaster-Sarande

**Kualifikimet**

Çfarë kërkojmë?

Kualifikime universitare në Mjekësi, Farmaci, Infermieri, Shëndet Publik, ose fusha të ngjashme;

Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë rol pune/apo të ngjashëm;

Patentë: Klasi B;

Njohje e mire e gjuhës angleze;

Përvojë pune të sukseshme;

Dëshirë të vazhdueshme për t'u përmirësuar;

Aftësi shumë të mira negociuese, artikuluese, fleksibël në marrëdhënie me njerëzit, aftësi të punës në grup;

Përqendrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;

Aftësi shumë te mira bashkëpunuese, me fokus në performancën dhe i orientuar drejt rezultateve;

Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;

Çfarë ofrojmë:

Kushte pune konform të gjitha ligjeve në fuqi;

Mjete pune të përshtashme për të kryer punën;

Trajnime të vazhdueshme për të ofruar zhvillime profesionale;

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

Për të aplikuar për ketë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në brenda datës 06.03.2026 në adresën elektronike

trimed@trimed.com.al

Vakanca shpallur me dt. 06.02.2026

https://trimed.com.al/privacy-policy-sq/

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/medical-sales-representative-south-albania-at-trimed-healthcare-4378168684

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/medical-sales-representative-south-albania-at-trimed-healthcare-4378168684
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com