Menaxher i Klientëve Korporatë (Key Account Manager), Divizioni i Biznesit
OTP Bank Albania

Menaxher i Klientëve Korporatë (Key Account Manager), Divizioni i Biznesit

0 EUR
Tirana, Albania
2 shikime
Postuar: 15.12.2025
Punë/Tenderë
Gjendja I përdorur

Përshkrimi

**Pozicioni: Menaxher i Klientëve Korporatë (Key Account Manager)**

**Divizioni:**
Biznes

Afati i fundit i aplikimeve është
**23 dhjetor 2025**
.

**Objektiva Kryesore :**

- Të rrisë Bilancin dhe fitimin e Bankës;
- Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie shumë të mira me klientët e rinj dhe ekzistues;
- Të sigurojë një imazh dhe reputacion shumë të mirë të bankës;
- Të performojë në përputhshmëri me rregulloren e OBA dhe Bankës së Shqipërisë;
- Të mbajë një marrëdhënie shumë të mirë me stafin e bankës;
- Sigurim i kënaqësisë së klientëve nëpërmjet përmbushjes së shërbimeve bankare.

**Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore :**

- Tërheqja e klientëve të rinj për Bankën si dhe zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues;
- Kontaktimi i klientëve potenciale dhe prezantimi i imazhit të duhur të Bankës; promovimi i produkteve të reja të ofruara nga OBA në tregun vendas;
- Realizimi i targeteve të bankës në terma të kredidhënies, depozitave dhe shitjes së shërbimeve bankare;
- Ofrimi i shërbimeve bankare klientëve korporatë dhe sigurimi i nivelit të duhur të kënaqësisë së klientit nëpërmjet ofrimit të shërbimevë të duhura;
- Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve të ndryshme te supervizorët / manaxherët;
- Mbikëqyrja e vazhdueshme e tregut, performancës financiare të biznesit për Sektorin përkatës; tregun bankar për biznesin; praktikat e biznesit dhe praktikat e rregullat e kontabilitetit;
- Monitorimi i cilësisë së kredimarrësve në portofol dhe ndjekja e rasteve problematike;
- Pregatitja dhe vlerësimi i aplikimeve të kredive për aprovim si edhe sigurimi i dokumentimit të dosjes së kredisë;
- Ndjekja e të gjithë procesit deri në aprovim dhe disbursim të kredive, dhe të gjithave transaksioneve të tjera bankare të klientëve koorporative;
- Veprimi si person reference në Bankë duke mbajtur kontakte me Klientët Korporate të portofolit respektiv;
- Sigurimi i ofrimit në kohë të shërbimeve bankare si psh : transaksionet e pagesës, e-banking, kartat, forex, ndaj klientëve të portofolit të tyre respektiv.

**Kualifikimi i kërkuar :**

·        Diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë ose fusha të tjera të lidhura me të;

·        Eksperiencë më tepër se 5 vjet në Sektorin Bankar, e preferueshme në Departamentin e Korporatave;

·        Aftësi shumë të mira komunikimi;

·        Aftësi pune në grup;

·        Zotërim i mirë i gjuhës Angleze;

·        Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike MS office;

·        Leje drejtimi.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-klient%C3%ABve-korporat%C3%AB-key-account-manager-divizioni-i-biznesit-at-otp-bank-albania-4350310315

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-klient%C3%ABve-korporat%C3%AB-key-account-manager-divizioni-i-biznesit-at-otp-bank-albania-4350310315
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com