Nuk ka imazh

Menaxher Rajonal

Tirana, Tirane, Albania
20 shikime
Postuar: 06.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Kompania Globe**
 nisi aktivitetin ne fushen e tregtimit te pajisjeve elektroshtepiake dhe elektronike ne vitin 2002, me showroom-in e pare “Electrolux’’ ne Tirane.

Ne Globe, jemi te perkushtuar per rritjen e biznesit, duke zhvilluar burimet tona njerezore, per ti dhene te gjitheve mundesine te jene pjese e perbashket e suksesit tone. Ne ofrojme mundesi qe te shkelqeni ne nje ekip te pasur me talente, ide, pikepamje dhe eksperienca.

**Pozicioni Vakant:**
 Menaxher Rajonal.

**Detyrat:**

- Menaxhon performancen e dyqaneve nen varesi, duke siguruar arritjen e objektivave operacionale, te shitjeve dhe KPI-ve sipas buxheteve te paracaktuara.
- Siguron sherbim te shkelqyer ndaj klientit, zbatimin e procedurave te kompanise dhe kodit te sjelljes.
- Planifikon, organizon dhe ndihmon ne hapjen ose rinovimin e dyqaneve, ne perputhje me orientimet e drejtimit.
- Menaxhon financiarisht dyqanet, duke siguruar fitimprurje dhe perputhje me buxhetin.
- Bashkepunon ngushte me menaxheret dhe zevendesit per zhvillimin e aftesive te tyre menaxheriale dhe analizimin e performances se dyqanit sipas strategjise se kompanise.
- Trajton problematika te ndryshme duke ofruar zgjidhje praktike, te shpejta dhe kreative.
- Monitoron tregun, analizon trendet dhe bashepunon ngushte me dyqanet dhe departamentet e tjera per realizimin e objektivave.
- Vlereson performancen e stafit vartes, trajnon dhe motivon Specialistet e Shitjeve, duke siguruar standarde te larta profesionale dhe arritjen e objektivave mujore.
- Merr pjese ne takime te rendesishme me kliente per te forcuar marredheniet afatgjata dhe per te ndjekur problematikat e biznesit.
- Mban pergjegjesi per performancen e pergjithshme te dyqaneve, vendos objektiva, mbikeqyr menaxheret dhe siguron realizimin e tyre.

**Aftesite dhe kompetencat:**

- Te kete aftesine per te menaxhuar ne distance.
- ⁠Te kete aftesine per te orientuar ekipet drejt rezultateve dhe arritjes se qellimeve.
- ⁠Te kete aftesi analitike dhe raportuese.
- ⁠Te kete aftesine per ti dhene zgjidhje cdo lloj problemi me te cilat nje dyqan haset.
- ⁠Te kete aftesine per te punuar nen presion dhe te menaxhoje shkelqyeshem kohen.
- ⁠Te kete komunikim dhe bashkepunim te shkelqyer me ekipet dhe departamentet e tjera.
- ⁠Te kete mentalitet biznesi me fokus ne zhvillimin strategjik dhe organizativ.

**Kualifikime:**

- Diplome e larte, preferohet ne Menaxhim Biznesi ose fushe te ngjashme.
- Njohuri te mira te gjuhes angleze (shkruar dhe folur).
- Minimumi 3–5 vjet eksperience ne menaxhim rajonal ose pozicione te ngjashme.

Te gjithe te interesuarit te dergojne Cv e tyre ne adresen email: 
**hr@globe.al**

Mirepresim çdo kandidat qe ploteson kriteret e mesiperme!

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-rajonal-at-globe-albania-4361081466

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-rajonal-at-globe-albania-4361081466
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com