Onsite Engineer
Valona Konstruksion Shpk

Onsite Engineer

Vlorë, Vlore, Albania
43 shikime
Postuar: 31.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Profili: Ndërtim & Infrastrukturë**

Inxhinieri i Terrenit është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe koordinimin e punimeve në kantier, duke siguruar që projektet e ndërtimit dhe infrastrukturës të realizohen sipas planeve teknike, standardeve të cilësisë, afateve dhe rregullave të sigurisë.

**Përgjegjësitë Kryesore:**

- Mbikëqyrja e punimeve ditore në terren për projekte ndërtimi dhe infrastrukture.
- Zbatimi i vizatimeve teknike dhe specifikimeve të projektit në kantier.
- Koordinimi i ekipeve të punës, nënkontraktorëve dhe furnitorëve.
- Kontrolli i cilësisë së materialeve dhe proceseve të ndërtimit.
- Monitorimi i progresit dhe raportimi tek drejtuesit e projektit.
- Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë punimeve.
- Sigurimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe rregulloreve në kantier.
- Mbajtja e dokumentacionit teknik dhe evidencave të punimeve.

**Kërkesat & Kualifikimet:**

- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi ose degë të ngjashme.
- Eksperiencë në projekte ndërtimi/infrastrukture (e preferueshme).
- Aftësi të mira në leximin dhe interpretimin e planeve teknike.
- Njohuri mbi standardet e ndërtimit dhe procedurat e kantierit.
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
- Gatishmëri për punë në terren dhe udhëtime sipas nevojës.

**Aftësi të Preferuara:**

- Njohuri në AutoCAD, MS Office dhe programe të menaxhimit të projekteve.
- Eksperiencë në punime rrugësh, ujësjellës-kanalizime, apo struktura civile.

Location: Vlorë, Vlore, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/onsite-engineer-at-valona-konstruksion-shpk-4367554697

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/onsite-engineer-at-valona-konstruksion-shpk-4367554697
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com