Përfaqësues Mjekësor i Shitjeve
Evergreen

Përfaqësues Mjekësor i Shitjeve

Tirana, Tirane, Albania
15 shikime
Postuar: 08.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Rreth Nesh**

Evergreen është një kompani inovative dhe pioniere në sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies në Shqipëri. Si partnerë të markave ndërkombëtare si Himalaya Wellness, Terranova dhe Biotta, ne jemi të përkushtuar për të sjellë produkte me cilësi të lartë që përmirësojnë jetën e klientëve tanë.

Për shkak të zgjerimit të portofolit tonë, ne po kërkojmë një Medical Sales Representative dinamik për të mbikëqyrur dhe optimizuar performancën e produkteve të reja dhe ekzistuese. Përfaqësuesi Mjekësor i Shitjeve do të jetë përgjegjës për shitjen e produkteve dhe shërbimeve tek profesionistët dhe institucionet e kujdesit shëndetësor, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët, si dhe ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit.

Çfarë do të bëni:

- Vizitoni mjekë, farmacistë dhe institucione shëndetësore për të prezantuar gamën tonë të produkteve
- Ndërtoni dhe zhvilloni marrëdhënie afatgjata me profesionistë të shëndetësisë
- Arrini objektivat mujore dhe vjetore të shitjeve në territorin e caktuar
- Organizoni prezantime, trajnime dhe aktivitete promovuese për produktet
- Monitoroni tregun, konkurrencën dhe trendet e industrisë
- Raportoni rregullisht tek menaxheri i shitjeve

Çfarë ofrojmë:

- Pagë konkurruese + bonus mbi performancë
- Trajnim profesional i vazhdueshëm mbi produktet dhe teknikat e shitjes
- Mundësi reale karriere në një kompani në rritje të shpejtë
- Punë me brande ndërkombëtare prestigjioze
- Mjedis pune dinamik dhe mbështetës

Çfarë kërkojmë:

- Diplomë në Shkencat Mjekesore, Administrim Biznesi, etj
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi
- Patentë B (e detyrueshme)

Njohuri e mirë e gjuhes angleze (avantazh)

- Përvojë në shitje ose sektorin farmaceutik (avantazh, por jo e detyrueshme)
- Motivim i lartë, vetë-iniciativë dhe orientim drejt rezultateve

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrfaq%C3%ABsues-mjek%C3%ABsor-i-shitjeve-at-evergreen-4378540976

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrfaq%C3%ABsues-mjek%C3%ABsor-i-shitjeve-at-evergreen-4378540976
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com