Përgjegjës i Logjistikës dhe Magazinës (UFT)
CCBS

Përgjegjës i Logjistikës dhe Magazinës (UFT)

Tepelenë, Gjirokaster, Albania
2 shikime
Postuar: 05.06.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS)**

, pjesë e një prej grupeve lider në industrinë e pijeve në vend, është vazhdimisht në kërkim të profesionistëve të talentuar që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesin e markave tona dhe kompanive të grupit.

Në kuadër të këtij angazhimi,
**CCBS**

po suporton procesin e rekrutimit për pozicionin
**“Përgjegjës i Logjistikës dhe Magazinës”**

për një nga kompanitë e Grupit,
**Uji i Ftohtë Tepelene (UFT)**

.

**Qëllimi i Punës:**

Pozicioni planifikon, koordinon dhe monitoron të gjitha aktivitetet e logjistikës dhe magazinës, duke siguruar rrjedhën e duhur të materialeve dhe produkteve (produkte të gatshme, lëndë të para, pjesë këmbimi, paketim) në magazinat brenda dhe jashtë kompanisë. Garanton përmbushjen e afateve, sasive dhe standardeve të cilësisë, si dhe saktësinë dhe përmbushjen në kohë të të gjithë raporteve dhe dokumentacionit.

**Roli dhe pergjegjesite:**

**1. Objektivat Operacionale:**

- Menaxhimi efikas i proceseve logjistike: zhdoganimi, magazinim, trajtim i brendshëm, transferime midis magazinave, transport dhe shpërndarje.
- Sigurimi i funksionimit dhe organizimit të duhur të të gjitha lokacioneve të magazinës, duke garantuar rrjedhë të rregullt të materialeve dhe optimizim të hapësirës dhe burimeve.
- Optimizimi dhe ulja e kostove të logjistikës dhe menaxhimit të magazinës përmes përmirësimeve të vazhdueshme të proceseve.

**2. Objektivat e Cilësisë:**

- Pajtueshmëria me standardet e cilësisë dhe sigurisë për të gjitha materialet e magazinuara.
- Zvogëlimi i gabimeve, mospërputhjeve dhe moskonformiteteve të inventarit.
- Përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve të magazinimit.
- Sigurimi i kënaqësisë së klientëve të brendshëm dhe të jashtëm përmes një magazinimi efikas dhe të organizuar mirë.

**Fushat Kryesore të Përgjegjësisë:**

1. Marrja e përgjegjësisë për logjistikën dhe proceset e magazinës, duke garantuar pajtueshmërinë me afatet, sasitë dhe cilësinë.
2. Optimizimi dhe ulja e kostove të logjistikës dhe burimeve të disponueshme, duke propozuar veprime të vazhdueshme për përmirësim.
3. Koordinimi i të gjitha aktivitetet e magazinave (brenda dhe jashtë), duke përfshirë:

- Monitorimin dhe menaxhimin e inventarit fizik
- Trajtimin e brendshëm të produkteve
- Transferimin e mallrave midis magazinave sipas nevojave
- Organizimin optimal të hapësirës së magazinimit
- Monitorimin e kushteve të magazinimit dhe pajtueshmërinë me standardet e sigurisë dhe cilësisë

4.Planifikimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve logjistike që lidhen me transportin e lëndëve të para, produkteve të gatshme dhe pjesëve rezervë, duke bashkëpunuar me furnizuesit dhe transportuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.

5.Koordinimi i rrjedhave të materialeve midis prodhimit, magazinës dhe klientëve/furnizuesve të brendshëm dhe të jashtëm.

6.Optimizimi i kohës dhe kostove të transportit.

7.Sigurimi që të gjithë dokumentacioni, faturat dhe deklaratat doganore të jenë të sakta dhe në përputhje me rregulloret dhe marrëveshjet tregtare.

8.Kontrolli i faturave mujore të ofruesve të shërbimeve të transportit dhe verifikimi i përputhshmërisë me sasitë e trajtuara.

9.Monitorimi i performancës së ofruesve të shërbimeve logjistike dhe propozim veprimesh korrigjuese kur është e nevojshme.

10.Mbikëqyrja e stafit të magazinës dhe operatorëve të pirunëve ngritës, duke siguruar respektimin e procedurave standarde.

11.Raportimi i çdo problematike tek Përgjegjësi Operacional i Prodhimit.

12.Pjesëmarrja në projekte ose detyra të tjera sipas nevojës.

13.Zbatimi i rregulloreve të sigurisë në vendin e punës.

14.Përputhshmëria me standardet
**HACCP**
dhe
**ISO 9001:2015**
.

**Aftësitë dhe kualifikimet:**

- Diplomë universitare në
**Finance, Administrim Biznesi**
ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune në
**logjistikë, magazinim ose menaxhim operativ**
, preferohet në kompani prodhimi.
- Njohuri mbi proceset e transportit, magazinimit dhe dokumentacionit doganor.
- Aftësi të mira organizimi, planifikimi dhe menaxhimi të ekipit.
- Aftësi analitike dhe orientim drejt optimizimit të proceseve dhe kostove.
- Njohuri mbi standardet e cilësisë dhe sigurisë në industri.
- Njohuri te mira te gjuhes Angleze ose Italiane
- Te banoje ne Tepelene, Gjirokaster, Fier ose ne zonat perreth.

**Të interesuarit mund të aplikojnë duke derguar email në**
**hr@cocacola.al**
**15/06/2026.**

*Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.*

Location: Tepelenë, Gjirokaster, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrgjegj%C3%ABs-i-logjistik%C3%ABs-dhe-magazin%C3%ABs-uft-at-ccbs-4420746146

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrgjegj%C3%ABs-i-logjistik%C3%ABs-dhe-magazin%C3%ABs-uft-at-ccbs-4420746146
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com