Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE)
Progeen Construction

Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE)

Tirana, Tirane, Albania
17 shikime
Postuar: 05.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.

Pozicioni: Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE)

Vendndodhja: Tiranë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Zbaton dhe monitoron politikat dhe procedurat e shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi;

• Organizon dhe realizon instruktime periodike për punonjësit e shoqërisë dhe punonjësit e nënkontraktorëve;

• Organizon dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe ligjor që lidhet me sigurinë dhe shëndetin në punë;

• Trajnon punonjësit për njohjen, kuptimin dhe zbatimin e DVR-së në aktivitetet e tyre të përditshme;

• Kryen inspektime ditore në kantier për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, si dhe për verifikimin e përputhshmërisë me masat e sigurisë;

• Identifikon dhe eliminon rreziqet potenciale përmes veprimeve parandaluese dhe korrigjuese në përputhje me DVR-në dhe planin e sigurisë;

• Informon dhe trajnon stafin mbi procedurat e evakuimit në raste emergjente, sipas planit të sigurisë;

• Mbledh dhe ruan regjistrat për inspektimet, trajnimet, aksidentet dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë;

• Përgatit raporte javore të detajuara mbi gjendjen e sigurisë në kantier, i cili i dorëzohet drejtuesit/inxhinierëve të kantiereve si dhe Menaxherit të sigurisë dhe shëndetit në punë;

• Siguron një linjë të rregullt komunikimi me Drejtorin e kantierit për çështje që lidhen me zbatimin e masave të sigurisë dhe përmirësimet e nevojshme, si dhe me Menaxherin e sigurisë dhe shëndetit në punë;

• Harton, përditëson dhe zbaton procedurat e reagimit në rast situatash të paparashikuara apo aksidentesh, në bashkëpunim me ekipet përgjegjëse;

• Verifikon që i gjithë stafi të ketë marrë në dorëzim pajisjet mbrojtëse individuale (PMI) dhe siguron plotësimin dhe arkivimin e procesverbaleve përkatëse të marrjes në dorëzim.

Kualifikimet:

• Diplomë në Inxhinieri;

• Eksperiencë pune 2-3 vjet;

• Vërtetime përkatëse ose Certifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh;

• Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;

• Të ketë njohuri të gjuhës angleze;

• Aftësi për zgjidhje të problemeve;

• Të jetë fleksibel për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash;

• Të ketë aftësi komunikuese, organizative, negociuese dhe bashkëpunuese.

Mënyra e aplikimit

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit brenda datës 31.10.2025.

\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrgjegj%C3%ABs-koordinator-i-siguris%C3%AB-dhe-sh%C3%ABndetit-n%C3%AB-pun%C3%AB-hse-%C2%A0-at-progeen-construction-4361030097

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Hibrid
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrgjegj%C3%ABs-koordinator-i-siguris%C3%AB-dhe-sh%C3%ABndetit-n%C3%AB-pun%C3%AB-hse-%C2%A0-at-progeen-construction-4361030097
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com