Pergjegjese per Arken (Rea's sh.p.k)
DM Consulting Services

Pergjegjese per Arken (Rea's sh.p.k)

0 EUR
Tirana, Albania
2 shikime
Postuar: 16.12.2025
Punë/Tenderë
Gjendja I përdorur

Përshkrimi

**Detyrat dhe përgjegjësitë:**

- Përgjegjëse për arkëtimin ditor të klientëve në zyrë dhe përgatitjen e pagesave sipas nevojave të punës.
- Regjistrimi i veprimeve të arkës në sistemin financiar.
- Kontrolli i saktësisë së hedhies së veprimeve me bankat dhe arkën në sistemin financiar.
- Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe levizjes së fondeve në banka/arke.
- Përgjegjëse për përpilimin e dokumentave përkatëse të arkës.
- Rakordimi i gjendjes së inventarit të agjentëve dhe hedhja në sistem i veprimeve kontabël.
- Komunikime dhe rakordime periodike me klientët.
- Asistimi i agjentëve në lidhje me problematika ne procesin e shitjeve.
- Përpilon dhe raporton te punëdhënësi në kohë për problematika të caktuara që kompania ka në lidhje me mjetet monetare.
- Detyra të tjera sipas nevojës në zyrën e Financës.

**Kualifikimet/Kërkesat:**

- Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet në Universitetin e Tiranës.
- Njohuri të mira të paketës MS Office dhe programit financiar Bilanc.
- Aftësi të mira kalkuluese dhe analitike.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
- Të jetë e shkathët, e aftë dhe e hapur për të marrë përsipër përgjegjësi dhe detyra të reja.
- Etikë pune dhe përpikmëri në orarin e punës.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/pergjegjese-per-arken-rea-s-sh-p-k-at-dm-consulting-services-4350262932

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/pergjegjese-per-arken-rea-s-sh-p-k-at-dm-consulting-services-4350262932
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com