Product Manager
Kalaja Talent Consulting

Product Manager

Tirana, Tirane, Albania
5 shikime
Postuar: 06.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Kalaja Talent Consulting**
 kerkon te punesoje
**Menaxher Produkti.**

Detyrat

Të kryejë analiza të tregut dhe konkurrencës për produktet e kategorisë përkatëse.

• Të përzgjedhë dhe zbatojë strategji për kategorinë përkatëse në përputhje me strategjinë e kompanisë.

• Gama e produkteve – të studiojë linjën e plotë të produkteve, të ketë njohuri të thelluara mbi produktin; të kërkojë produkte të reja që ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të kompanisë; të përzgjedhë dhe listojë furnitorë.

• Kontrolli i çmimeve – të negociojë koston optimale të produkteve me furnitorët dhe të sigurojë që kompania të ketë çmimet më të ulëta në treg.

• Të përgatisë dhe planifikojë vendosjen e produkteve në rafte.

• Aktivitetet promocionale – të bashkëpunojë me furnitorët për planin e aktiviteteve promocionale; të zbatojë planin në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut dhe Operacional.

• Buxheti – të përgatisë një plan biznesi për kategoritë përkatëse.

• Të përzgjedhë dhe listojë furnitorë.

• Të jetë përgjegjës për shitjet dhe fitimin e kategorisë që mbulon.

• Të negociojë kushtet më të mira për kompaninë, bazuar në kriteret e kontratës; të zhvillojë dhe zbatojë planin e furnizimit dhe të përcaktojë objektiva performance për furnitorët.

• Të përgatisë një përmbledhje të të gjitha kushteve të kontratës dhe t’ua përcjellë departamenteve përkatëse, si p.sh. Financës (afatet e pagesës, bonuset për furnitorët), Logjistikës (afatet e dorëzimit), Marketingut (promocionet).

• Të krijojë marrëdhënie pozitive dhe të qëndrueshme me të gjithë furnitorët dhe të jetë pika kryesore e kontaktit për kompaninë dhe shitjet.

• Të bashkëpunojë me departamentin e shitjeve për të siguruar disponueshmërinë e produkteve, dorëzimet dhe për të zgjidhur çështje çmimesh apo problematika të tjera.

• Të bashkëpunojë me Operacionet dhe Menaxherët e Dyqaneve për përditësimin e markave dhe nevojave të dyqanit gjatë procesit të vendimmarrjes.

• Të përgatisë dhe analizojë raporte për të përcaktuar përqindjen e shitjeve dhe për të marrë vendimet e duhura për llojin e kategorisë.

• Të jetë përgjegjës për të gjithë dokumentacionin dhe të dhënat që i përkasin kategorisë që mbulon.

• Duhet të bashkëpunojë me departamente të tjera si Marketingu, Financa, Burimet Njerëzore, Logjistika, Shitjet, IT dhe Zgjerimi për zgjidhjen e problematikave të ndryshme.

• Të njohë dhe përdorë shumë mirë sistemin operativ, etj.

Kualifikimet

**Arsimi:**

Të zotërojë diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi dhe/ose Marketing.

**Eksperienca e Punës:**

Të ketë eksperiencë të ngjashme pune në shitje me pakicë (retail).

Shënime

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:
**rekrutime@ktc.al**
 ose ne numrin e telefonit 
**069 76 86 732.**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/product-manager-at-kalaja-talent-consulting-4361031940

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/product-manager-at-kalaja-talent-consulting-4361031940
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com