Reservations Sales Agent- Premium Hotel
VAS GROUP

Reservations Sales Agent- Premium Hotel

Tirana, Tirane, Albania
32 shikime
Postuar: 03.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

***Reservations Sales Agent -Premium Beach Hotel***

***Përshkrimi i kompanisë:***

VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që fillon përmes themelimit të agjencisë së udhëtimeve Albtours D.

Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike, përfshirë kanale televizive dhe radio.

Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve,Turizmit dhe Mikpritjes në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë.

***Qëllimi i Pozicionit:***

Agjenti i Rezervimeve është përgjegjës për menaxhimin dhe mbylljen e rezervimeve, duke kombinuar shërbimin ndaj klientit me një qasje aktive në shitje. Ky rol luan një funksion kyç në rritjen e të ardhurave të hotelit dhe në ofrimin e një eksperience të shkëlqyer për mysafirët.

**Përmbledhje e detyrave kryesore:**

**·**
Menaxhimi i rezervimeve për dhoma dhe shërbime të tjera të hotelit përmes telefonit, email-it dhe sistemeve online;

· Identifikimi i mundësive upselling & cross-selling (upgrade dhomash, paketa, shërbime shtesë;)

· Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale me klientë individualë, korporata dhe agjenci;

· Ofrimi I  informacionit të saktë dhe bindës mbi shërbimet, tarifat dhe ofertat e hotelit;

· Koordinimi me departamentet e Front Office, Sales dhe Revenue për optimizimin e shitjeve;

· Sigurimi që të gjitha rezervimet të jenë të sakta dhe të përditësuara në sistem.

***Kërkesat kryesore të pozicionit:***

· Diplomë universitare. Kualifikimet në fushën e hotelerisë do të ishin avantazh;

·Eksperiencë e mëparshme në rezervime hoteli ose shitje;

·Orientim i fortë drejt shitjes dhe rezultateve;

· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindese;

· Njohuri të sistemeve PMS / Channel Manager (avantazh);

· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh);

· Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa kërkesa njëkohësisht.

Te gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre në:
**hr@vasgroup.net**

dhe të na vizitonojnë në kanalet tona online:

- Web: vasgroup.net.
- Facebook: vasgroup;
- Instagram: vas. group1.
- Youtube: @PremiumChannel Albania

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/reservations-sales-agent-premium-hotel-at-vas-group-4368355015

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/reservations-sales-agent-premium-hotel-at-vas-group-4368355015
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com