Restaurant Manager
Heb's Albania

Restaurant Manager

Tirana, Tirane, Albania
18 shikime
Postuar: 05.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Përshkrimi i punës

Jemi duke kërkuar një Restaurant Manager, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe menaxhimin e operacioneve të përditshme të restorantit, duke siguruar funksionimin efikas të stafit, respektimin e standardeve të Heb’s dhe ofrimin e një eksperience cilësore për klientët.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

Menaxhimin dhe organizimin e operacioneve të përditshme të restorantit

Koordinimin dhe mbikëqyrjen e stafit të restorantit dhe shift menaxherëve

Organizimin e orareve të stafit dhe sigurimin e funksionimit korrekt të turneve

Monitorimin e performancës së restorantit dhe ndjekjen e objektivave të shitjeve

Sigurimin e një standardi të lartë të shërbimit ndaj klientëve dhe menaxhimin e ankesave

Kontrollin dhe monitorimin e inventarit dhe përdorimit të produkteve

Sigurimin e respektimit të standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore

Koordinimin me departamentet mbështetëse dhe raportimin tek menaxhmenti

Kualifikimet kryesore:

Eksperiencë në menaxhimin e restoranteve ose sektorin e shërbimit

Aftësi të forta organizative dhe menaxheriale

Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi të stafit

Aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe nën presion

Njohuri bazë mbi raportet e shitjeve dhe operacionet e restorantit

Njohuri mbi standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në emailin hr@hebsalbania.com

#Hiring #RestaurantManager #Hospitality #HebsAlbania

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/restaurant-manager-at-heb-s-albania-4378926181

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/restaurant-manager-at-heb-s-albania-4378926181
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com