Sales Manager
LUFRA Foods

Sales Manager

Vlorë, Vlore, Albania
7 shikime
Postuar: 27.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**“Lufra Foods”**
është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.

Ne jemi distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Jaffa”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.

Shoqëria jonë ofron gjithashtu kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës, një staf mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

**Aktualisht jemi në kërkim të një kandidati potencial , i cili do te kryejë detyrën e Menaxherit të Shitjeve per rajonin e Jugut (Lushnje - Fier - Vlore).**

**Detyrat kryesore :**

• Mirëmbajtja e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;

• Informimi i klientëve mbi kompaninë, produktet e saj, përfitimet etj;

• Ndjekja e proceseve të punës siç përcaktohet në udhëzimet e departamentit të shitjeve;

• Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë ai;

• Menaxhimi i grupit te Parashitesave ne rajonin e tij, per te arritur objektivat e percaktuar;

• Manaxhimin e grupi të agjentëve dhe shpërndarësve të shitjes, si dhe ofrimin e trajnimit për punonjësit e rinj;

**Kualifikimet e kerkuara:**

• Mbi 3 vite eksperiencë e mëparshme në role të ngjashme;

• Diplomë Universitare eshte përparësi;

• Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Excel, Word etj);

• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, person energjik dhe i motivuar;

• Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup;

• Leje drejtimi automjeti.

Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e 
**E-mail:**
**hr@lufrafoods.al**

Location: Vlorë, Vlore, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-lufra-foods-4375537481

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-lufra-foods-4375537481
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com