Sales Manager
OZZO

Sales Manager

Tirana, Tirane, Albania
63 shikime
Postuar: 03.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

OZZO po kërkon një Manaxher/e Shitjesh energjik/e dhe ambicioz/e për të zgjeruar rrjetin e klientëve në sektorin HORECA (Hotele, Restorante, Kafene).

Kandidati/ja ideal do të jetë përgjegjës për prezantimin dhe shitjen e shërbimeve tona të menuve dixhitale, si dhe për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me partnerët e biznesit.

**Detyrat:**

- Zhvillimi i strategjive të shitjes për rritjen e klientëve në sektorin HORECA.
- Identifikimi , planifikimi dhe kontaktimi i bizneseve të reja (restorante, hotele, bare, kafene).
- Prezentimi profesional i produkteve dhe shërbimeve “Ozzo Digital Menu” ndaj bizneseve.
- Organizimi i takimeve fizike dhe online për demonstrimin e menusë dixhitale.
- Negocimi dhe mbyllja e kontratave.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe garantimi i kënaqësisë së tyre.
- Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar implementim të suksesshëm.
- Raportimi i performancës së shitjeve, analizimi i tregut dhe propozimi i strategjive të reja.
- Mbajtja e një pasqyre të azhornuar të shitjeve.

**Kualifikimet:**

- Eksperiencë e mëparshme në shitje B2B, preferohet në sektorin HORECA.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
- Njohuri mbi produktet dixhitale dhe teknologjitë e shërbimit.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektivat.
- Motivim i lartë dhe orientim ndaj rezultateve.
- Patentë dhe gatishmëri për të udhëtuar brenda qytetit/shtetit (opsionale sipas nevojës).

**Ofrojmë:**

- Pagë fikse + bonus mbi performancën.
- Trajnim i plotë mbi produktin.
- Mundësi për rritje profesionale brenda kompanisë.
- Mjedis motivues dhe bashkëpunues.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: 
**a.murati@ordo.eu**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-ozzo-4378182212

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-ozzo-4378182212
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com