Sales Represantive
Klimateknika

Sales Represantive

Tirana, Tirane, Albania
21 shikime
Postuar: 27.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Klimateknika TB2 sh.p.k**
 është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.

Për te suportuar strategjitë e saj të zhvillimit
**,**
 Klimateknika kërkon të rekrutojë dhe zgjerojë stafin e saj me: 
**Sales Represantive (profil HVAC, Ashensorë)**

**Sales Represantive CAC (profil HVAC, Ashensorë**
) është një rol kyç që kërkon një ndërthurje mes njohurive teknike inxhinierike dhe strategjisë së biznesit për të maksimizuar shitjet.  Të udhëheqë zgjerimin e portofolit të produkteve në treg përmes identifikimit të mundësive të reja, marketingut teknik dhe ndërtimit të marrëdhënieve solide me kompanitë e ndërtimit apo subjekte të tjera komerciale/ industriale

- **Takimet & Prezantime B2B : Organizimi i takimeve të rregullta me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, drejtues projektesh apo subjekte komerciale industriale për të prezantuar avantazhet teknike dhe ekonomike të produkteve.**
- **Strategji Shitjeje: Zhvillon dhe ekzekuton strategji shitjeje dhe plane veprimi për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të maksimizuar depërtimin në treg.**
- **Identifikimi I partneriteteve: Monitorimi dhe identifikimi i objekteve ku mund të integrohen sistemet tona (HVAC dhe ashensorë) dhe identifikimi i mundësive pëe partneritet**
- **Konsulencë Teknike në Terren: Vizita në subjekte për të kuptuar specifikat e projektit dhe për të ofruar zgjidhjen më të përshtatshme**
- **Negocimi i Kontratave: Ndjekja e procesit deri në mbylljen e marrëveshjes, duke siguruar që produkti i përzgjedhur është specifikuar saktë në preventivin e ndërtimit.**
- **Bashkëpunim ndërpartamental; Ndërtimi I marrëdhënieve ndërmjet ekipit të inxhinierëve dhe shitjes.**
- **Rrjetëzimi (Networking):**
 
**Krijon dhe mirëmban marrëdhënie strategjike me kompani ndërtimi, investitorë, arkitektë dhe inxhinierë projektues**
.
- **Feedback-u i Tregut: Raportimi i kërkesave specifike të tregut tek ekipi Teknik.**

Kualifikimet:

- Të ketë përfunduar studimet në fushat Administrim Biznes, Marketing.
- Preferohet minimalisht 2 vite eksperiencë pune ne profile të ngjashme
- Mosha mbi 25 vjeç
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të jëtë i komunikueshëm.
- Të ketë aftësi lidershipi dhe analitike.

**Ne ofrojmë :**

- Ambient komod dhe motivues;
- Mundësi promovimi brenda kompanisë/grupit;
- Pagat konkurruese në treg .

**Të interesuarit të kontaktojnë si më poshtë :**

- CV ne WhatsApp ne numrin e telefonit
**0688084154**
- CV ne email-in: 
**burimet.njerezore@klimateknika.al**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-represantive-at-klimateknika-4375951750

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-represantive-at-klimateknika-4375951750
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com