Senior Engineer
AgiKons

Senior Engineer

0 EUR
Tirana, Albania
1 shikime
Postuar: 17.12.2025
Punë/Tenderë
Gjendja I përdorur

Përshkrimi

Përshkrimi

**AGIKONS Sh.p.k.**
, një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: 
**Inxhinier/e Ndërtimi**

**Inxhinieri i Ndërtimit**
 do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Detyrat

- Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes;
- Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës;
- Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
- Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren;
- Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë;
- Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara:
- Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë;
- Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit;
- Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit;
- Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj;
- Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve;
- Raporton tek Kryeinxhinieri.

Kualifikimet

- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
- Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite;
- Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale;
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Shënime

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it:
**hr@agikons.com**

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore

Agikons. Sh.P.K

E-mail: 
**hr@agikons.com**

**Adresa:**
 Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-engineer-at-agikons-4344342959

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-engineer-at-agikons-4344342959
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com