Senior Specialist ne Linjën e parë të Mbrojtjes Kibernetike
OTP Bank Albania

Senior Specialist ne Linjën e parë të Mbrojtjes Kibernetike

Tirana, Tirane, Albania
18 shikime
Postuar: 06.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Pozicioni – Senior Specialist ne Linjën e parë të Mbrojtjes Kibernetike

Divizioni – Digjital

Jemi në kërkim të një Senior Specialist ne Linjën e parë të Mbrojtjes Kibernetike

për t’u bashkuar skuadrës sonë në Divizionin Digjital.

Kandidati/ja do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të rreziqeve të sigurisë IT brenda Bankës. Ky rol siguron qeverisjen operacionale, përputhshmërinë me rregulloret e brendshme dhe të jashtme, si dhe zbatimin e proceseve dhe kontrolleve efektive për mbrojtjen e aseteve të informacionit të bankës.

**Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:**

- Identifikimi, analizimi, matja, monitorimi, menaxhimi dhe raportimi i rreziqeve të sigurisë IT;
- Krijimi dhe mirëmbajtja e proceseve dhe kontrolleve për menaxhimin e rreziqeve;
- Sigurimi i përputhshmërisë së aktiviteteve të biznesit me të gjitha rregulloret dhe politikat e brendshme;
- Vlerësimi i rreziqeve të sigurisë së sistemeve IT para ndryshimeve, pas incidenteve dhe rishikim i tyre çdo vit;
- Planifikimi dhe zbatimi i masave të sigurisë, monitorimi i efektivitetit të tyre dhe ndërhyrja kur është e nevojshme;
- Menaxhimi i rreziqeve kibernetike nga furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve (menaxhimi i rrezikut të palëve të treta);
- Mbajtja e regjistrave të aktiviteteve të menaxhimit të rrezikut, përfshirë rreziqet e identifikuara, kontrollet dhe rreziqet e mbetura;
- Hartimi dhe përditësimi i udhëzimeve dhe procedurave të brendshme për sigurinë IT;
- Dokumentimi i parimeve dhe rregullave të sigurisë IT, duke siguruar që të jenë të disponueshme dhe të përditësuara;
- Zhvillimi dhe koordinimi i sistemit të klasifikimit të sigurisë dhe klasifikimi i të dhënave;
- Propozimi i hartës së arkitekturës së sigurisë IT për mbështetjen e objektivave afatgjata të bankës;
- Menaxhimi i kërkesave teknike dhe analizës së tyre, si dhe zbatimi i zgjidhjeve teknike sipas standardeve të sigurisë (NIST, ISO 27001, DORA);
- Përgatitja dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të sistemeve të sigurisë për të gjitha sistemet IT;
- Rregullimi dhe zbatimi i udhëzimeve operacionale për sigurinë IT në prokurim, zhvillim, testim, menaxhim ndryshimesh dhe outsourcing;
- Menaxhimi i inventarit të aseteve softuerike dhe harduerike, inspektimi dhe dokumentimi i softuerëve të instaluar, heqja e softuerëve të paautorizuar;
- Monitorimi i sistemeve të mbrojtjes së rrjetit (firewall, IDS/IPS, DLP), autorizimi dhe zbatimi i rregullave të lidhjes së rrjetit;
- Zhvillimi dhe zbatimi i procedurave për menaxhimin e incidenteve të sigurisë IT;
- Menaxhimi i aksesit, administrimi i përdoruesve, zbatimi i parimit të privilegjit minimal dhe autentifikimi me dy faktorë për akseset kritike;
- Përgatitja dhe testimi i planeve të backup dhe rikuperimit për sistemet IT;
- Zbatimi i procedurave për ndërgjegjësimin dhe trajnimin e sigurisë për stafin;
- Bashkëpunimi i ngushtë me Njësinë e Mbrojtjes Kibernetike (2LoD) për këshillim, miratim dhe auditime të pavarura.

**Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:**

- Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Siguri Informacioni, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme;
- Preferohen certifikime profesionale si CISSP, CISM, CISA, CompTIA Security+, ISO 27001;
- Eksperiencë 3–5 vjet në sigurinë IT, menaxhimin e rreziqeve ose role të ngjashme operacionale IT;
- Eksperiencë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe kontrolleve të sigurisë IT;
- Eksperiencë në punë me ekipe ndërfunksionale, përfshirë IT, njësitë e biznesit dhe linjën e dytë të mbrojtjes (OBA Cyber Defense);
- Aftësi për të koordinuar me furnitorë dhe ofrues shërbimesh për kërkesat e sigurisë IT;
- Njohuri mbi rregulloret DORA, ISO 27001, NIST;
- Aftësi të shkëlqyera dokumentimi, analize dhe komunikimi;
- Integritet i lartë, profesionalizëm, vëmendje ndaj detajeve, motivim dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
- Përkushtim ndaj mësimit të vazhdueshëm dhe ndjekjes së risive në fushën e sigurisë IT.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është
**13.03.2026**
.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-specialist-ne-linj%C3%ABn-e-par%C3%AB-t%C3%AB-mbrojtjes-kibernetike-at-otp-bank-albania-4379875657

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-specialist-ne-linj%C3%ABn-e-par%C3%AB-t%C3%AB-mbrojtjes-kibernetike-at-otp-bank-albania-4379875657
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com