Nuk ka imazh

Senior System Engineer

Tirana, Tirane, Albania
3 shikime
Postuar: 22.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Kërkohet Inxhinier Elektronik / Telekomunikacion

Vendndodhja: Tiranë

Kompania: AESS shpk

Orari: Full-time

Kompania AESS shpk ( https://www.aess.al/) kërkon të rrise stafin e saj me një Inxhinier Elektronik me profil në Telekomunikacion, për t’u bashkuar me ekipin teknik në zhvillimin dhe implementimin e projekteve të avancuara teknologjike.

Inxhinieri do të jetë përgjegjës për projektimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë elektronike dhe sistemeve të infrastrukturës teknologjike, si dhe për integrimin e tyre në projekte të ndryshme.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

• Projektimi dhe ndjekja e zhvillimit të projekteve për sisteme të ndryshme teknologjike dhe sigurie, si p.sh.:

o Sisteme Smart Building KNX / BMS

o Sisteme alarmi dhe kontrolli aksesi (Access Control)

o Sisteme detektimi dhe shuarjeje automatike të zjarrit

o Sisteme menaxhimi parkimi

o Sisteme VMS / CCTV për video-survejim

o Rrjete LAN/WAN, Wi-Fi dhe zgjidhje të sigurisë kibernetike (Cybersecurity)

• Integrimi i sistemeve të ndryshme teknologjike në një infrastrukturë të përbashkët.

• Testimi, komisionimi dhe hartimi i planeve të mirëmbajtjes për sistemet e instaluara.

• Ofrimi i mbështetjes teknike gjatë implementimit të projekteve.

• Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe asistenca në përgatitjen e zgjidhjeve teknologjike.

Kualifikimet

• Diplomë Bachelor dhe Master në Inxhinieri Elektronike / Telekomunikacion / ICT.

• Preferohet eksperiencë të paktën 3 vite në të njëjtën fushë por dhe te rinje me deshiren per tu rritur profesionalisht e per te mesuar nga staffi yne 30 vjecar jane te mirepritur.

• Aftësi për të zhvilluar dhe promovuar zgjidhje të bazuara në teknologjitë më të fundit.

• Aftësi për të punuar në ekip dhe për të zgjidhur probleme teknike.

Avantazhe

• Certifikime ose trajnime në sisteme të sigurisë elektronike.

• Eksperiencë në projekte infrastrukturore ose sisteme enterprise.

Çfarë Ofron AESS

• Pjesëmarrje në projekte të avancuara teknologjike.

• Ambient profesional dhe mundësi reale zhvillimi në karrierë.

• Trajnime teknike dhe certifikime profesionale.

• Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në info@aess.al

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-system-engineer-at-aess-4386606719

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-system-engineer-at-aess-4386606719
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com