Specialist i Lartë Administrate
Kredo.al

Specialist i Lartë Administrate

Tirana, Tirane, Albania
9 shikime
Postuar: 31.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**RRETH NESH**

**ECFA Sh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.**

**Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar**
*për pozicionin Specialist i Lartë Administrate , Administration & HR department.*

**PËRSHKRIMI I DETYRAVE**

- Zbaton detyrat që rrjedhin nga kuadri ligjor në fuqi, si dhe nga udhëzimet e dhëna nga Drejtori i Administratës.
- Bashkëpunon me specialistë të departamenteve dhe sektorëve të tjerë të ECFA sh.a., në përputhje me përgjegjësitë e përcaktuara në kontratën e punës, rregulloret e brendshme, përshkrimin e vendit të punës dhe udhëzimet e Drejtorit të Administratës.
- Asiston në hartimin e planit të punës së Drejtorisë së Administratës.
- Raporton periodikisht, në përputhje me intervalet e planifikimit të përcaktuara, mbi detyrat e ngarkuara dhe objektivat e realizuara.
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngjashme, të ngarkuar nga Drejtori i Administratës.
- Siguron që të gjitha përgjegjësitë që lidhen me këtë pozicion të kryhen në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi dhe rregulloret e brendshme të institucionit.
- Organizon dhe planifikon vizita në të gjitha degët, monitoron veprimtarinë e tyre, identifikon problematikat dhe ndërmerr masa korrigjuese, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për të gjithë punonjësit e degëve. Kjo përfshin edhe rishikimin dhe përmirësimin e branding-ut të degëve, në bashkëpunim me Specialistin e Marketingut dhe Supervizorët.
- Kryen procesin e inventarizimit të aseteve për Zyrën Qendrore dhe për të gjithë rrjetin e degëve.
- Monitoron, kontrollon dhe administron të gjithë dokumentacionin që lidhet me kontratat me palë të treta. Siguron që çdo proces prokurimi të jetë i dokumentuar në mënyrë të rregullt dhe i përfshirë në dosjen fizike të prokurimit, së bashku me vendimet përkatëse të miratimit, si dhe menaxhon vijueshmërinë e procesit të prokurimit.
- Identifikon mundësi potenciale për zgjerimin e rrjetit të degëve në rajon, në bashkëpunim me Drejtorin Rajonal dhe Supervizorët.
- Analizon mundësitë për bashkëndarje ambientesh me kompani të tjera të interesuara (si agjenci udhëtimi, agjenci sigurimesh, etj.), si dhe vlerëson fizibilitetin e marrjes me qira të ambienteve të pavarura.
- Raporton drejtpërdrejt dhe mban përgjegjësi përpara Drejtorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore. Roli i Specialistit ka ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e përgjithshëm të institucionit.

**KËRKESAT KRYESORE**

**·        Diplomë e arsimit të lartë, preferohet në Ekonomi ose fusha të ngjashme.**

**·        Njohuri mbi sektorin bankar dhe/ose mikrofinanciar.**

**·        Minimumi 3–4 vite përvojë profesionale në sektorin bankar ose mikrofinanciar.**

**·        Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës dhe komunikim.**

**·        Aftësi për të punuar dhe menaxhuar detyra nën presion dhe brenda afateve të ngushta.**

**·        Vëmendje e jashtëzakonshme ndaj detajeve.**

**BENEFITET**

**√ ECFA sh.a dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron**

**√ Institucioni ECFA sh.a përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:**

**·**
*Për nivelin e Specialistit te larte ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat*

**·**
*Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale*

**·**
*Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese*

**Instruksione mbi aplikimin**

**Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:**

https://talent.sage.hr/jobs/8012db94-7666-4683-b878-411bb9f5a359

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-lart%C3%AB-administrate-at-kredo-al-4367466813

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-lart%C3%AB-administrate-at-kredo-al-4367466813
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com