Specialist i Planifikimit dhe Raportimit Financiar
Madcom Albania  (Power by Albanian Fiber Telecommunications)

Specialist i Planifikimit dhe Raportimit Financiar

Tirana, Tirane, Albania
1 shikime
Postuar: 26.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**MADCOM**
është një kompani telekomunikacioni që ofron internet me fibër optike dhe shërbime digjitale për individë dhe biznese. Fokus i MADCOM është cilësia, lidhja e qëndrueshme dhe mbështetja profesionale për klientët.

Madcom në bashkëpunim me Fondin e Investimeve Europa Partners ne kuader te investimeve që do të

realizohen në Shqipëri po kërkon një:

**Specialist i Planifikimit dhe Raportimit Financiar (SENIOR)**

**Qëllimi i Pozicionit**

Specialisti i Planifikimit dhe Raportimit Financiar është përgjegjës për planifikimin, monitorimin dhe raportimin e performancës financiare të kompanisë duke siguruar analiza dhe raporte të sakta për të mbështetur vendimmarrjen strategjike dhe operacionale, në përputhje me specifikat e industrisë së telekomunikacionit, investimet kapitale, kostot e rrjetit dhe të ardhurat nga shërbimet.

**Detyrat dhe Përgjegjësitë**

- Përgatit dhe koordinon procesin e hartimit të buxhetit vjetor dhe parashikimeve periodike (forecast), në bashkëpunim me departamentet përkatëse (teknik, shitje, marketing, etj.).
- Harton dhe konsolidon planet vjetore operacionale dhe të investimeve kapitale (CAPEX), duke siguruar paraqitjen e tyre për miratim tek CEO dhe Bordi Drejtues.
- Monitoron dhe analizon performancën financiare kundrejt buxhetit duke identifikuar devijimet dhe duke propozuar masa korrigjuese.
- Përgatit dhe prezanton raporte financiare dhe operacionale periodike (mujore, tremujore dhe vjetore) për menaxhmentin e lartë në përputhje me standardet e raportimit të kompanisë.
- Kryen analiza të avancuara të të ardhurave dhe kostove sipas linjave të biznesit dhe segmenteve kryesore.
- Analizon dhe monitoron investimet kapitale (CAPEX) dhe shpenzimet operative (OPEX), veçanërisht ato të lidhura me infrastrukturën dhe operacionet e rrjetit me fokus në optimizimin e kostove dhe efikasitetin operacional.
- Siguron që kompania të disponojë likuiditet të mjaftueshëm për mbështetjen e operacioneve dhe planeve strategjike.
- Siguron që kompania të mbajë një strukturë të përshtatshme kapitali në mbështetje të planeve operacionale dhe strategjive afatgjata.
- Garanton saktësinë, integritetin dhe transparencën e raportimit financiar, në përputhje me politikat e brendshme dhe standardet ndërkombëtare.
- Ofron vlerësime financiare për mundësi të reja biznesi dhe përgatit analiza financiare të nevojshme për vlerësimin komercial të aktiviteteve ekzistuese dhe linjave të reja të biznesit.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për mbledhjen, verifikimin dhe analizimin e të dhënave financiare.
- Mbështet proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm.
- Përgatit analiza ad-hoc dhe prezantime për menaxhmentin sipas nevojës

**Kualifikimet dhe Aftësitë**

- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë pune në financë, preferohet në kompani telekomunikacioni.
- Njohuri të avancuara në në planifikim financiar, buxhetim dhe raportim.
- Njohuri të standardeve të raportimit financiar (IFRS përbën avantazh).
- Aftësi shumë të mira analitike dhe interpretimi të të dhënave financiare.
- Njohuri shumë të mira të ‘’Paketën Office’’ dhe programit Financiar ‘’Financa 5’’.
- T
ë zotrojë në nivel shumë të mire gjuhën Angleze.
- Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Menaxhim efektiv i kohës dhe prioriteteve.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"*

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-planifikimit-dhe-raportimit-financiar-at-madcom-albania-power-by-albanian-fiber-telecommunications-4391084087

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-planifikimit-dhe-raportimit-financiar-at-madcom-albania-power-by-albanian-fiber-telecommunications-4391084087
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com