Kthehu te lista
Punë
Logo Smart Home Albania

Inxhinier Elektrik (Menaxher Projektesh - Smart Systems & Automation)

Smart Home Albania

inxhinier-elektrik-menaxher-projektesh-smart-systems-automation-4jbbyz

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Smart Home & Automation Po kërkojmë një **Inxhinier Elektrik / Menaxher Projektesh** që do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin teknik të projekteve tona, nga momenti i konfirmimit deri në dorëzimin përfundimtar te klienti. **DETYRAT** - Menaxhon portofolin e projekteve të caktuara. - Ndjek të gjithë procesin teknik pas konfirmimit të projektit dhe është përgjegjës deri në dorëzimin përfundimtar. - Koordinon ekipet e instalimit dhe siguron cilësinë e punimeve në terren. - Monitoron ecurinë e projekteve dhe adreson problematikat teknike gjatë implementimit. - Trajnon klientët për përdorimin e sistemeve të instaluara. - Mban komunikim me klientët edhe pas dorëzimit të projektit, për të siguruar funksionimin korrekt të sistemeve dhe qartësi në përdorimin e tyre. - Koordinon me ekipet e brendshme dhe palët e përfshira për realizimin e projekteve sipas standardeve dhe afateve të përcaktuara. - Raporton pranë drejtuesit të departamentit. **KUALIFIKIMET** - Diplomë në **Inxhinieri Elektrike** . - Minimumi **2–3 vite eksperiencë pune** në pozicione të ngjashme. - Eksperiencë në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve në terren. - Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe koordinimin ndërmjet palëve. - Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe menaxhuese. - Leje drejtimi. - Njohuri të mira të gjuhës angleze. - Eksperienca në kompani me profil të ngjashëm ose njohuritë mbi **Smart Home, Building Automation, BMS, sisteme elektrike apo automatizimi** konsiderohen avantazh. **ÇFARË OFROJMË** - Mundësi reale për zhvillim profesional dhe rritje brenda një kompanie inovative me potencial të lartë zhvillimi. - Ambient pune dinamik dhe mbështetje për zhvillimin e aftësive teknike, drejtuese dhe menaxheriale. - Pagë konkurruese, e shoqëruar me **bonuse performance dhe projektesh** . - **Automjet kompanie** për realizimin e detyrave të punës. - Trajnime të vazhdueshme teknike dhe profesionale. - Mundësi për të punuar me teknologji dhe sisteme bashkëkohore të automatizimit. 📩 **Apliko duke dërguar CV-në në:** hr@smarthome.al Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4462160708/
Niveli: mid level

Publikuar 02/09/2026 · Skadon 01/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme