Arkitekt/e
Orion Shpk

Arkitekt/e

Tirana, Tirane, Albania
22 shikime
Postuar: 11.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Përshkrimi i kompanisë**

Orion Construction operon në sektorin e ndërtimit prej më shumë se 25 vitesh. Kompania i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor, duke ndërtuar komplekse rezidenciale dhe qendra biznesi sipas modeleve dhe standardeve evropiane. Duke zbatuar risitë më të fundit në projektim dhe duke përdorur teknologji të avancuar, Orion Construction garanton cilësi të lartë në realizimet e saj, si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen.

**Përshkrimi i rolit**

Arkitekti/ja do të jetë përgjegjës/e për udhëheqjen dhe planifikimin e projekteve arkitektonike dhe komplekse, duke koordinuar përputhshmërinë e Projektit Arkitektonik me projektin Konstruktiv dhe MEP. Roli përfshin hartimin e vizatimeve për projekt-zbatim, integrimin e projekteve teknike, realizimin e detajeve arkitektonike, bashkëpunimin me Departamentin Teknik për dokumentacionin e tenderimit, si dhe ndjekjen e vazhdueshme të zbatimit në kantier për të garantuar cilësi dhe përputhshmëri me projektin. Gjithashtu, pozicioni kërkon bashkëpunim me departamentet e tjera, përfshirë Marketing-Shitje, si dhe mbikëqyrjen e arkitektëve Junior dhe Graphic Design sipas kërkesave të projektit.

**Kualifikimet**

- Studime të larta në Arkitekturë (Bachelor + Master)
- Minimalisht 5 vite eksperiencë pune, preferohet në kompani ndërtimi
- Eksperiencë në projektimin dhe ndjekjen e projekteve komplekse dhe polifunksionale
- Zotërim shumë i mirë i AutoCAD dhe programeve të përpunimit grafik
- Njohje dhe përdorim i programit REVIT
- Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe italiane
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/arkitekt-e-at-orion-shpk-4363047612

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/arkitekt-e-at-orion-shpk-4363047612
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com