Ekspert Fiskal
Përshkrimi
EB Invest, në emër të një klienti, është në kërkim të një
**Eksperti Fiskal**
, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e çështjeve fiskale dhe sigurimin e përputhshmërisë me legjislacionin tatimor në fuqi. Kandidati ideal duhet të ketë njohuri të thelluara në fushën e fiskalitetit dhe aftësi të forta analitike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon procesin fiskal dhe siguron përputhshmëri me legjislacionin në fuqi, duke ndjekur dhe zbatuar ndryshimet ligjore/procedurat e brendshme.
- Përgatit, kontrollon dhe dorëzon deklarimet tatimore në afat (TVSH, Tatim Fitimi, TAP, paga/sigurime, tatime lokale), si dhe ndjek rimbursimin e TVSH-së kur aplikohet.
- Kontrollon faturimin dhe dokumentacionin fiskal (shitje/blerje), administron librat/regjistrat dhe siguron arkivim të rregullt dhe të organizuar.
- Rakordon detyrimet tatimore me kontabilitetin dhe harton raporte periodike/analiza për drejtuesit, duke propozuar përmirësime procesesh dhe masa për uljen e rreziqeve fiskale.
- Koordinon komunikimin me administratën tatimore dhe audituesit, përgatit dokumentacionin mbështetës dhe mbështet kompaninë gjatë kontrolleve/inspektimeve deri në mbyllje.
- Këshillon departamentet e tjera për trajtimin fiskal të transaksioneve, kontratave dhe rasteve specifike.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune në fushën fiskale.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal shqiptar.
- Aftësi analitike dhe organizative shumë të mira.
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup.
- Njohuri të programeve financiare/kontabël (avantazh).
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Paketë konkurruese financiare.
- Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në rritje dhe me vizion të qartë.
Procesi i përzgjedhjes:
- Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al
- deri më datë 31/01/2026 ora 17:00.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
- Vendodhja e punës është në Xhafzotaj, Durrës.

Location: Durrës, Durres, Albania
Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/ekspert-fiskal-at-eb-invest-4354088373
Specifikimet
Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/ekspert-fiskal-at-eb-invest-4354088373
Kërkohet CV
Po
Informacioni i shitësit
Admin User
Anëtar që nga: 2025