FINANCIER/E SENIOR
Salillari LTD

FINANCIER/E SENIOR

Tirana, Tirane, Albania
14 shikime
Postuar: 24.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Kompania 
**“SALILLARI Sh.p.k”,**

 Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.

**“SALILLARI Sh.p.k”**

 aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..

Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

**“SALILLARI Sh.p.k”**

 shpall pozicion të lirë pune 
**FINANCIER/E SENIOR.**

**DETYRAT KRYESORE:**

- Regjistrimi i dokumentacionit në kontabilitet (Fatura, Arka, Banka), si dhe të kryejë ndjekjen e tyre.
- Përgatitja e Raporteve Periodike Financiare sipas udhëzimeve të Shefit të Financës.
- Mbajtja e gjëndjes së inventarit të magazinës, kartelave të artikujve dhe të kryejë rakordimin me kontabilitetin.
- Mbajta e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabël.
- Mbajtja e pasqyrave financiare, bilanci, deklarimin e taksave/ TVSH-së, etj..
- Komunikimi dhe koordinimi i punës me Tatim Taksat, QKB, Bankat etj.
- Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
- Analiza të ardhurash dhe shpenzimesh.
- Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.

**KRITERET KRYESORE:**

- Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në degën Finance-Kontabilitet.
- Të ketë njohuri të mira mbi programin financiar Navision ose një program të ngjashëm.
- Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office (niveli i avancuar është një avantazh).
- Të ketë mbi 10 vite përvojë pune, preferohet në industrinë e ndërtimit.
- Të ketë aftësi të mira për të punuar në grup.
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.

**APLIKIMI**

***Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail:***
***hr@salillari.al***
***, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.***

***\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.***

***\* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.***

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/financier-e-senior-at-salillari-ltd-4374597248

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/financier-e-senior-at-salillari-ltd-4374597248
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com