Full Stack Engineer (Italian language)
Hitweb.it

Full Stack Engineer (Italian language)

Tirana, Tirane, Albania
4 shikime
Postuar: 23.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Përshkrimi i rolit**

Jemi në kërkim të një zhvilluesi Full Stack me fokus të fortë në ndërtimin e aplikacioneve moderne, veçanërisht Progressive Web Apps (PWA).

Personi do të punojë në projekte nga fillimi deri në fund, duke u angazhuar si në frontend ashtu edhe në backend, me integrim të bazave të të dhënave relacionale dhe sistemeve ekzistuese (legacy).

**Përgjegjësitë kryesore**

- Zhvillimi i aplikacioneve moderne web të bazuara në arkitekturë PWA
- Ndërtimi i ndërfaqeve të përdoruesit responsive duke përdorur framework-e si Vue, React ose Svelte
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e API-ve RESTful dhe shërbimeve backend me Node.js
- Projektimi dhe menaxhimi i databazave relacionale (Firebird ose të ngjashme)
- Implementimi i logjikës offline-first dhe sinkronizimi i të dhënave
- Debugging, testim dhe optimizim i performancës së aplikacioneve
- Bashkëpunim me ekipin për përcaktimin e arkitekturës dhe praktikave më të mira
- Njohuri të gjuhës
**italiane**
(niveli B2 ose më lart)

**Kërkesat teknike**

- Njohuri të mira të JavaScript modern (ES6+)
- Eksperiencë me të paktën një nga React, Vue ose Svelte (preferohet Vue)
- Eksperiencë në backend me Node.js (Express ose framework-e të ngjashme)
- Njohuri për databaza relacionale (preferohet Firebird, ose MySQL, PostgreSQL, etj.)
- Njohuri për API REST dhe menaxhimin e autentifikimit (JWT, sessione, etj.)
- Njohuri bazë me Git dhe workflow të versionimit
- Kuptim i parimeve të PWA (service worker, caching, support offline)

**Kërkesa preferenciale**

- Eksperiencë me arkitektura offline-first dhe sinkronizim të të dhënave
- Njohuri për Docker ose ambiente të containerizuara
- Eksperiencë me sisteme legacy ose migrime teknologjike

**Kërkesë shtesë e detyrueshme**

- Gatishmëri për të mësuar Delphi në nivel bazë, vetëm për kuptimin e sintaksës dhe procedurave për lexim dhe shkrim të të dhënave në databaza jo-SQL

**Aftësi personale (Soft skills)**

- Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në ekip
- Kuriozitet dhe dëshirë për të mësuar teknologji të reja
- Qasje praktike dhe e orientuar drejt rezultateve

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/full-stack-engineer-italian-language-at-hitweb-it-4386686493

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/full-stack-engineer-italian-language-at-hitweb-it-4386686493
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com