Human Resources Generalist
ALKOS Group Albania

Human Resources Generalist

Tirana, Tirane, Albania
17 shikime
Postuar: 16.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**ALKOS Group Albania**
, për shkak të zgjerimit të aktivitetit dhe zhvillimit të grupit, shpall vakant pozicionin e
**Specialistit të Burimeve Njerëzore (HR Generalist)**
.

- **Departamenti: Burime Njerëzore**
- **Vendndodhja: Zyrat Qendrore**
- **Orari: E Hënë – E Premte**

**PËRSHKRIMI I POZICIONIT**

**Specialisti/e i/e Burimeve Njerëzore (Generalist)**
mbështet operacionet e përditshme të HR-së, duke përfshirë rekrutimin, onboarding, administrimin e kontratave dhe dosjeve të punonjësve, monitorimin e prezencës ditore dhe lejeve vjetore, menaxhimin e performancës, organizimin e trajnimeve dhe marrëdhëniet me stafin. Gjithashtu, koordinon politikat e HR-së dhe bashkëpunon me departamente të ndryshme për të adresuar nevojat e stafit dhe për të krijuar një mjedis pune pozitiv dhe produktiv.

**DETYRAT KRYESORE**

- Zbaton politikat e kompanisë për Burimet Njerëzore;
- Vlerëson nevojat për staf dhe menaxhon procesin e rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimit;
- Shqyrton përshkrimet e punës dhe kriteret e aplikantëve, duke përdorur media, faqet e internetit dhe agjencitë e punësimit për të gjetur kandidatë të kualifikuar;
- Interviston aplikantët, verifikon referencat dhe krahason kriteret e punës me kualifikimet e tyre;
- Mbështet menaxherët dhe punonjësit në çështje të marrëdhënieve të punës;
- Përpunon dhe administron dokumentacionin e punonjësve, përfshirë kontratat, ndryshimet dhe përfitimet;
- Planifikon dhe organizon trajnime dhe programe zhvillimi profesional;
- Përgatit dokumentacionin për përfundimin e marrëdhënieve të punës dhe deklarimet përkatëse;
- Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave të punonjësve;
- Monitoron dhe ndihmon në vlerësimin e performancës së stafit;
- Përgatit raporte dhe statistika mbi HR;
- Siguron përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret e punës;
- Mbështet projekte të ndryshme HR sipas nevojës së kompanisë;
- Kryen detyra të tjera administrative që sigurojnë funksionimin efikas të departamentit.

**KUALIFIKIME**

- **Arsimi:**
Diplomë universitare, mundësisht në Menaxhim Biznes ose Juridik ose një fushë që lidhet me Burimet Njerëzore;
- **Eksperienca pune:**
Së paku 2-3 vite përvojë pune lidhur me praktikat e zhvillimit dhe menaxhimit të BNj, preferohet në kompani të ngjashme tregtare;

**KUALIFIKIME SHTESË:**

- Të zotërojë gjuhën Angleze;
- Njohuri shumë të mira të MS Office, Outlook, etj;
- Trajnime mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe menaxhimin e performancës përbëjnë avantazh;
- Aftësi ndërpersonale, komunikim, profesional verbal dhe të shkruar;
- Aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me drejtuesit dhe punonjësit e të gjitha niveleve;

**Kushtet e punës:**
Alkos Group Albania, ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritën personale dhe vlerësimin e performancës, trajnime të vazhdueshme dhe mundësi karriere në një grup kompanish në rritje dinamike.

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi tuaj në adresën: hr@alkosgroup.al deri më 28.02.2026

**Mbrojtja e të Dhënave Personale**

*Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me*
***Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”***
*, si dhe me*
***Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”***
*.*

*Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve.*

*Duke aplikuar pranë Alkos Group Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër.*

*Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.*

*Për ushtrimin e këtyre të drejtave, aplikantët mund të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore në:*
***hr@alkosgroup.al***

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/human-resources-generalist-at-alkos-group-albania-4371908799

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/human-resources-generalist-at-alkos-group-albania-4371908799
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com