Nuk ka imazh
Synapse ATS Sh.p.k

Inxhinier Elektrik

Tirana, Tirane, Albania
22 shikime
Postuar: 22.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

POZICIONI:
**Inxhinier Elektrik**

Kompania:
**SYNAPSE**



**Rreth SYNAPSE**

SYNAPSE është një integrator sistemesh që ofron zgjidhje të avancuara dhe shërbime profesionale për godina, Qendra të të Dhënave (Data Center), infrastrukturë telekomunikacioni dhe infrastrukturë kritike. Kompania operon me standarde të larta teknike dhe fokus të fortë në cilësi, siguri dhe efikasitet.



**Qëllimi i Pozicionit**

Inxhinieri Elektrik do të jetë përgjegjës për projektimin, planifikimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e instalimeve elektrike, duke garantuar zbatim korrekt teknik, respektim të standardeve të sigurisë dhe realizim cilësor të projekteve brenda afateve të përcaktuara.



**Përgjegjësitë Kryesore**

- Kryen inspektime në terren për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave të nevojshme për hartimin e projektit.
- Harton projekte teknike për instalime elektrike, duke përfshirë:
- Përllogaritjen e ngarkesave elektrike
- Hartimin e planeve të shpërndarjes
- Projektimin e paneleve elektrike dhe skemave përkatëse
- Përgatitjen e vizatimeve teknike dhe specifikimeve të pajisjeve
- Hartimin e preventivit të projektit
- Detajon zgjidhjet teknike dhe materialet përmes dokumentacionit dhe vizatimeve të qarta për ekipin e zbatimit.
- Prezanton dhe shpjegon projektin teknik për ekipin e implementimit, duke ndarë përgjegjësitë dhe proceset e punës.
- Harton planin e punës dhe koordinon fazat e implementimit.
- Siguron disponueshmërinë e bazës materiale përpara fillimit të punimeve.
- Mbikëqyr dhe koordinon ekipin e instalimit në terren, duke kontrolluar cilësinë dhe përputhshmërinë me projektin.
- Harton dhe zbaton planin e testimit dhe komisionimit për panelet elektrike, UPS dhe invertera.
- Kryen instalimin, konfigurimin dhe diagnostikimin e problemeve për UPS dhe invertera.
- Dokumenton zgjidhjet teknike të implementuara dhe përgatit raportet përfundimtare të instalimit.
- Siguron respektimin rigoroz të masave të sigurisë dhe standardeve teknike gjatë gjithë ciklit të projektit.



**Kualifikimet dhe Kërkesat**

- Diplomë universitare (BSc ose Master) në Inxhinieri Elektrike.
- Minimum 3 vite përvojë profesionale në projektim dhe/ose implementim të instalimeve elektrike.
- Njohuri shumë të mira në AutoCAD 2D/3D dhe paketën MS Office.
- Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën angleze (me shkrim dhe me gojë).
- Leje drejtimi, kategoria B.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, me orientim drejt rezultateve dhe zgjidhjes së problemeve.



**Orari i Punës**

• E hënë – e premte: 08:30 – 17:00

• E shtunë: 08:30 – 13:00



**Aplikimi**

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën:

bernard.toci@synapse.al

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-elektrik-at-synapse-ats-sh-p-k-4030349580

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-elektrik-at-synapse-ats-sh-p-k-4030349580
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com