Project Manager
VAS GROUP

Project Manager

Tirana, Tirane, Albania
3 shikime
Postuar: 19.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D.

Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio.

Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë.

**Pozicioni vakant- Menaxher Projekti ( Platformë online për rezervime)**

***Qëllimi i Pozicionit***

Menaxheri i Projektit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të operacioneve të platformës së rezervimeve online, koordinimin e stafit, mbajtja e kontaktit dhe marrëdhënieve me furnitorët, si dhe sigurimin e një procesi efikas dhe të saktë nga kërkesa për rezervim deri në përfundimin financiar dhe dokumentar të saj.

***Përmbledhje e detyrave kryesore:***

·        Menaxhimi dhe ndjekja e kërkesave për rezervime në platformë.

·        Menaxhimi i ndarjes së punës, koordinimi i stafit dhe monitorimi i progresit të punës.

·        Komunikimi dhe bashkëpunimi me furnitorët dhe partnerët.

·        Organizimi i takimeve dhe ndjekja e performancës (PNL) me furnitorët.

·        Zgjidhja e problematikave operative me palët e treta.

·        Kryerja e rakordimeve financiare me klientë ( agjensitë) dhe furnitorë.

·        Menaxhimi i dokumentacionit të rezervimeve.

·        Ndjekja dhe administrimi i të gjitha proceseve të lidhura me përdorimin e platformës nga agjensitë.

·        Ofrimi i trajnimeve dhe supportit për përdoruesit e platformës.

**Kërkesat kryesore të pozicionit**

·        Diplomë në Menaxhim, Ekonomi, Turizëm ose fusha të ngjashme

·        Eksperiencë +3 vjecare në menaxhim projektesh ose operacione (eksperienca në turizëm përbën avantazh).

·        Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe komunikimi

·        Njohuri të mira financiare (rakordime, komisione, PNL)

·        Njohuri të avancuara të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).

·        Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një industri dhe mjedis dinamik.

 

Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letër motivimi në adresën: hr@vasgroup.net

Na vizitoni në kanalet tona online:

- Web: vasgroup.net.
- Facebook: vasgroup;
- Instagram: vas. group1;
- Youtube: @PremiumChannel Albania.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/project-manager-at-vas-group-4385460903

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/project-manager-at-vas-group-4385460903
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com