Inxhinier Fonderie
Përshkrimi
**EVEREST shpk**
– Fabrika e prodhimit të profileve të Aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, është në kërkim të një Inxhinieri Fonderie për të mbeshtetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi ne Repartin e Fonderisë.
Inxhinieri Fonderisë në bashkëpunim me Përgjegjësin e repartit ka si qëllim menaxhimin dhe optimizimin e proceseve të shkrirjes dhe derdhjes së aluminit, duke garantuar cilësinë e produktit, efikasitetin e prodhimit dhe zbatimin e standardeve teknike dhe të sigurisë. Inxhinieri bashkëpunon ngushtë me ekipet e prodhimit, cilësisë dhe mirëmbajtjes për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve.
Punë me turne.
**Detyrat Kryesore:**
- Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e proceseve të shkrirjes dhe derdhjes së aluminit.
- Monitorimi i parametrave të procesit dhe sigurimi i cilësisë së produktit final.
- Optimizimi i proceseve për rritjen e eficiencës dhe uljen e humbjeve.
- Bashkëpunimi me departamentet e Prodhimit, Cilësisë dhe Mirëmbajtjes.
- Zbatimi i standardeve teknike, të sigurisë dhe procedurave operative.
- Analiza e problemeve teknike dhe propozimi i zgjidhjeve për përmirësim të vazhdueshëm.
**Kualifikimet:**
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Metalurgji, Materiale ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune në fonderi ose në industrinë e aluminit përbën avantazh.
- Njohuri mbi proceset e shkrirjes, aliazhimit dhe derdhjes së aluminit.
- Aftësi analitike dhe organizative.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
- Njohuri të mira të MS Office; njohja e programeve teknike përbën avantazh.
**Aftësitë:**
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.
Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar në e-mail
**hr@everest.al**
ose duke aplikuar direkt nga LinkedIn.

Location: Kamëz, Tirane, Albania
Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-fonderie-at-everest-shpk-4360559577
Specifikimet
Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-fonderie-at-everest-shpk-4360559577
Kërkohet CV
Po
Informacioni i shitësit
Admin User
Anëtar që nga: 2025