Inxhinier Kostoist
IXHEM SHPK

Inxhinier Kostoist

Durrës, Durres, Albania
50 shikime
Postuar: 22.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Jemi në kërkim të një personi për pozicionin:
**Inxhinier Kostoist**

**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:**

- Përllogarit kostot e projekteve dhe përgatit preventivat, librat e masave (BOQ) dhe buxhetin e investimit.
- Verifikon sasitë e punimeve sipas projekteve arkitektonike, strukturore dhe MEP.
- Monitoron shpenzimet gjatë ndërtimit, krahason kostot reale me buxhetin dhe propozon masa korrigjuese.
- Analizon ofertat dhe tenderët, krahason çmimet dhe kushtet kontraktuale dhe ndihmon në përzgjedhjen e ofertës më të përshtatshme.
- Ndjek kontratat financiare, kontrollon faturimet, përgatit situacionet për pagesa dhe llogarit punimet shtesë.
- Përgatit raporte financiare dhe parashikime të kostos finale në bashkëpunim me ekipet teknike dhe drejtuesit e kompanisë.

**Kërkesat:**

- Diplomë universitare Bachelor ose Master në Inxhinieri Ndërtimi/Civile.
- Eksperiencë në përllogaritjen e kostove, hartimin e preventivave dhe librave të masave (BOQ).
- Njohuri të forta në leximin dhe interpretimin e projekteve arkitektonike, strukturore dhe MEP.
- Njohuri në buxhetimin dhe kontrollin e kostove gjatë fazës së ndërtimit.
- Aftësi për përgatitjen e raporteve financiare, analizën e kostove, devijimeve dhe riskut financiar.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të punuarit në ekip.
- Njohje të gjuhës angleze.

Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit
**069 40 87 215**
ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit:
**hr@ixhem.com**
ose
**eridona.jaho@ixhem.com.**

**Adresa:
*Vrrine, Sektor Rinia Durrës*
.**

Location: Durrës, Durres, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-kostoist-at-ixhem-shpk-4354204046

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-kostoist-at-ixhem-shpk-4354204046
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com