Inxhinier Ndertimi
AgiKons

Inxhinier Ndertimi

Tirana, Tirane, Albania
61 shikime
Postuar: 08.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**AGIKONS Sh.p.k.,**
një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi ne zbatim.

Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

**Detyrat**

Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.

Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.

Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.

Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.

Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë.

Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara.

Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisë specifike të vendit dhe standardet e industrisë.

Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit.

Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.

Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj.

Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.

Raporton tek Kryeinxhinieri.

**Kualifikimet**

Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 5 vite.

Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.

Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale.

Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

**Shenime**

Paga konkurruese dhe mundësi rritje profesionale.

- Ambient pune miqësor dhe mbështetës.

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-ndertimi-at-agikons-4351659910

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-ndertimi-at-agikons-4351659910
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com