Kërkohet staf për Menaxhim & Koordinim Klientësh – Italisht-Anglisht- Gjermanisht!
Medical Tourism in Albania

Kërkohet staf për Menaxhim & Koordinim Klientësh – Italisht-Anglisht- Gjermanisht!

Tirana, Tirane, Albania
6 shikime
Postuar: 13.04.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**📢 MUNDËSI PUNËSIMI: Kërkohet Staf për Menaxhim & Koordinim Klientësh – Italisht - Anglisht - Gjermanisht!**
**👋 A je energjike, e organizuar dhe ke pasion komunikimin?


Jemi në kërkim të stafit të ri për pozicionin Menaxhim & Koordinim Klientësh për t'iu bashkuar ekipit tonë në industrinë e Turizmit Dentar! 🦷✨

Nëse ke eksperiencë në shërbim klienti dhe dëshiron të ndihmosh pacientët ndërkombëtarë të planifikojnë buzëqeshjen e tyre të re, ky pozicion është për ty!


✅ Kriteret Kryesore (Gjuhët):

Kandidati duhet të zotërojë shumë mirë (në të folur & shkruar) një nga kombinimet e mëposhtme:

🇮🇹 Italisht + 🇬🇧 Anglisht

OSE

🇩🇪 Gjermanisht + 🇬🇧 Anglisht


💼 Profili që kërkojmë:

Eksperiencë e mëparshme e detyrueshme në: Menaxhim/Koordinim, Call Center, Shitje ose Turizëm.

Aftësi të shkëlqyera komunikimi, empati dhe orientim drejt klientit.

Njohuri të mira të paketës Microsoft Office 💻.

Disponueshmëri Full-time.


📋 Detyrat Kryesore:

📞 Komunikim ditor me klientë potencialë (Telefon, Email, WhatsApp).

🗓️ Koordinim i takimeve dhe ndjekje e procesit deri në realizim.

📂 Regjistrim i saktë i të dhënave dhe raportim ditor.

🤝 Bashkëpunim me ekipin mjekësor dhe marrja e feedback-ut.


🎁 Çfarë ofrojmë ne:


💰 Pagë bazë shumë e mirë + Bonuse në % për çdo klient të realizuar.

🎯 Puna bëhet vetëm me klientë të vetë-regjistruar (nuk është "cold calling").

🏢 Ambient komod pune, trajnim dhe mundësi rritjeje profesionale.

⏰ Orari: 08:30 – 17:00 (30 min pushim dreke).

🏖️ Fundjava PUSHIM (E Shtunë & E Diel).


🚀 Si të aplikosh?


Mos e humb këtë mundësi! Dërgo CV-në tënde në:

📧 info@medicaltourisminalbania.com

📱 WhatsApp: 068 357 9103


Apliko sot dhe rrit karrierën tënde në Turizëm Dentar! 🌟

#Hiring #JobOpportunity #TiranaJobs #DentalTourism #Sales #CustomerCare #ItalianSpeaking #GermanSpeaking #Punësim**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/k%C3%ABrkohet-staf-p%C3%ABr-menaxhim-koordinim-klient%C3%ABsh-%E2%80%93-italisht-anglisht-gjermanisht!-at-medical-tourism-in-albania-4345726421

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/k%C3%ABrkohet-staf-p%C3%ABr-menaxhim-koordinim-klient%C3%ABsh-%E2%80%93-italisht-anglisht-gjermanisht!-at-medical-tourism-in-albania-4345726421
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com