NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, UNIVERSITETI “LUARASI”
Luarasi University

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, UNIVERSITETI “LUARASI”

Tirana, Tirane, Albania
9 shikime
Postuar: 13.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Posted on 24 Jan 2025


/ off


/ Web Admin


NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, UNIVERSITETI “LUARASI”


Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universiteti “Luarasi”, “ Për punësimin e personelit akademik me kohë të plote për vitin akademik 2024 – 2025”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për Përgjegjës Departamenti “Administrim Biznes”, Fakulteti Ekonomik.


*Përshkrimi i vendit të punës*
Drejton, organizon dhe mbikëqyr veprimtarinë akademike dhe administrative të Departamentit. Harton dhe zbaton planet strategjike për zhvillimin e Departamentit. Siguron cilësi akademike në përputhje me standartet e Institucionit dhe tregut të punës. Përmirëson kurrikulat në përputhje me nevojat e tregut dhe kërkesat akademike. Mbështet stafin akademik në zhvillimin profesional dhe hulumtimin shkencor. Kordinon aktivitet akademike dhe administrative të Fakultetit. Përmirëson proceset administrative.


*Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët*

- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;

**Kriteret Bazë**

- Të jetë diplomuar në Fakultet Ekonomie;
- Të ketë, minimumi, Gradën PhD, “Doktor i Shkencave” në ekonomi;
- Të ketë punuar të paktën 3 (tre) vjet si pedagog me kohë të plotë ose të pjesshme në Arsimin e Lartë;
- Të zotërojë gjuhën Angleze me shkrim dhe të folur.
- Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

**Dokumentacioni i Kërkuar**

- Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”;
- Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;
- Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;
- Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
- Fotokopje të kartës së identitetit, ose të pasaportës;
- Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;
- Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;

*Nuk mund të kandidojnë për Përgjegjes Departamenti, kandidatët, të cilët:*

- Janë në ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masë e sigurimit personal;
- Janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë;
- Ndaj tyre është dhënë masë disiplinore;
- Kandidojnë për autoritete të tjera drejtuese.

*S’kualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumente të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.*
Afati për dorëzimin e dokumenteve është nga deri më
**datë 31.01.2025**
.


**Për Më Shumë Informacion Ju Lutem Kontaktoni**
***Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresën:***
***E-mail:**
hr@luarasi-univ.edu.al*
Work & Internship

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://luarasi-univ.edu.al/njoftim-per-vende-te-lira-pune-pergjegjes-i-departamentit-administrim-biznesi-universiteti-luarasi/

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://luarasi-univ.edu.al/njoftim-per-vende-te-lira-pune-pergjegjes-i-departamentit-administrim-biznesi-universiteti-luarasi/
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com