Procurement Specialist
Rekrutime Agikons

Procurement Specialist

Tirana, Tirane, Albania
1 shikime
Postuar: 24.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: 
**Specialist/e për prokurimet publike.**

**Detyrat:**

- Të mbajë të azhornuara dhe të sistemuara të gjitha dokumentat e nevojshme për pjesëmarrje në tenderat publikë
- Të shtojë staf, mjete, licenca që janë të nevojshme për pjesëmarrjen në tendera publikë, duke bashkëpunuar me sektorët e tjerë.
- Të marrë pjesë në tenderat publike që do të përzgjidhen nga drejtimi për të marrë pjesë.
- Të kontrollojë dhe filtrojë sipas filtrave të përcaktuar të gjitha procedurat që shpallen në të gjitha faqet e publikimit të punëve në ndërtim, duke përfshirë faqet e organizatave ndërkombëtare etj.
- Të përgatisë ankesat, kërkesat për sqarime, dhe të gjitha dokumentat e tjerë të nevojshëm për cdo procedurë prokurimi ku do të meret pjesë.
- Të kryejë dhe bashkërendojë punë kërkimore, analizë dhe këshillim, opinion ligjor dhe procesin administrativ, në të gjitha cështjet ligjore përgjatë implementimit të kontratave publike.
- Monitoron dhe rishikon aktivitetin e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë. Siguron që punonjësit të jenë plotësisht në përputhje me procedurat e aplikueshme të prokurimit.
- Të përfaqësoj shoqërinë pranë insitucioneve administrative dhe autoritetit kontraktor, ndjekjen e procedurave ligjore, ankimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritete shtetërore për cështje të caktuar ligjore të projektit përkatës.
- Përgjegjës për hartimin e marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme prokurimi.
- Kryen dhe bashkërendon punë kërkimore, analizë, këshillim, opinion ligjor mbi prokurimet publike, koncesionet, shoqëritë e përkohshme, licensat, certifkimet, autorizimet dhe ceritifikimeve.
- Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin ligjor për çdo risk të hasur.
- Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacionit të Sektorit të jetë në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit financiar, teknik dhe ligjor.

Kualifikimet:

- Të ketë përfunduar Arsimin e lartë dega Juridik dhe të ketë mbi 1 vit eksperience pune në këtë fushë.
- Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të marë iniciativë.
- Të njohë shumë mirë të Drejtën Administrative, Legjislacionin për Prokurimet dhe Koncesionet, Legjislacionin për Licencat dhe Certifikimet.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe të sistemit online E–Albania.
- Të ketë nivel të mirë të anglishtes.

**Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: hr@agikons.com**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/procurement-specialist-at-rekrutime-agikons-4388063741

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/procurement-specialist-at-rekrutime-agikons-4388063741
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com