Purchasing Coordinator
Brunes Group

Purchasing Coordinator

Kashar, Tirane, Albania
45 shikime
Postuar: 11.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

***Pozicion vakant: Koordinatore Blerjesh***

**Brunes shpk**
, një nga kompanitë lider në tregun shqiptar për mobilim dhe arredim, është në kërkim të një
**Koordinatoreje Blerjesh**
, e fokusuar kryesisht në bashkëpunimin me
**furnitorë ndërkombëtarë**
dhe koordinimin e proceseve të importit.

Ky rol është kyç në garantimin e një zinxhiri furnizimi efikas dhe komunikimi të vazhdueshëm me partnerët jashtë vendit.

**Përgjegjësitë kryesore**

- Koordinimi i proceseve të blerjes me furnitorë
**jashtë Shqipërisë**
- Komunikimi i përditshëm me partnerë ndërkombëtarë për porosi, oferta dhe negociime
- Ndjekja e porosive, dokumentacionit të importit dhe afateve të dorëzimit
- Koordinimi me logjistikën dhe departamentet e brendshme
- Përditësimi i të dhënave dhe raporteve të blerjeve
- Mbështetje operative për Menaxheren e Blerjeve

**Kualifikimet e kërkuara**

- Diplomë në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë në blerje / importe ose bashkëpunim me furnitorë ndërkombëtarë (avantazh i rëndësishëm)
- Njohuri shumë të mira të
**gjuhës angleze**
(me shkrim dhe komunikim)
- Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Njohuri të MS Excel / Office
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar disa procese paralelisht
- **Vendndodhja:**
Autostrada Tiranë–Durrës
- **Orari:**
08:30 - 17:00 (Monday - Friday)
- **Aplikimi:**
Dërgoni CV-në tuaj në emailin e Brunes ose aplikoni direkt ne Linkedin.

Bashkohuni me Brunes dhe bëhuni pjesë e një ekipi profesional me fokus ndërkombëtar!

Location: Kashar, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/purchasing-coordinator-at-brunes-group-4361829928

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/purchasing-coordinator-at-brunes-group-4361829928
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com